Kjo është dhurata ideale për një Dash

Life style

Kjo është dhurata ideale për një Dash

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 19:28
Ilustrim

Kur bëhet fjalë për  të bërë dhurata njerëzit janë në dilemë. Më poshtë keni disa ide çfarë dhurate duhet t’i bëni shenjës së Dashit, nëse disa prej tyre bëjnë pjesë te njerëzit tuaj të dashur.

1. Bizhuteri

Njerëzit e shenjës së dashit, i pëlqejnë bizhuteritë jo të ngarkuara. Ata kanë shumë shije dhe bizhutë i duan të zgjedhura. Nëse dëshironi, kjo mund të jetë një ide për dhurata për to.

2. Biletë në ndonjë aktivitet sportiv

Ekspertët thonë se njerëzit e shenjës së dashit  preferojnë  aktivitetet sportive. Kjo është një mundësi për t’i surprizuar. Intv.al  shton se shenja e dashit pëlqen edhe veshjet sportive gjithashtu.

3. Gjërat elektronike

Personat që i përkasin kësaj shenje, i pëlqejnë gjërat elektronike, sidomos nëse janë të fundit.  Psh: një iPhone,  ndonjë lojë  interesante online etj. Zgjidhni njërën prej tyre dhe do i gëzoni me këtë dhuratë.

4. Komplete për kuzhinën

Njerëzit e kësaj shenje adhurojnë kuzhinën. Një komplet me pjata, libër kuzhine, pra çdo gjë që ka të bëjë me të, do e pëlqenin si dhuratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat