Kjo është ngjyra e flokëve për këtë dimër

Life style

Kjo është ngjyra e flokëve për këtë dimër

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 20:51
Ilustrim

E kanë quajtur ronze, ngjyrën mes të kuqes (red) dhe bronxit (bronze); e mesmja, të paktën nga imazhet, duket të jetë pikërisht ngjyra e bakrit që do të duket gjithnjë e më shumë nëpër rrugë, gjatë këtij dimri.

Nuancat, sigurisht që do të ndryshojnë duke e pasuruar bazën, për t’i dhënë flokëve ndriçim natyral.

Ju që jeni në nuancat e gështenjës, zgjidhni bakrin për këtë dimër, do ta keni më të thjeshtë se të tjerat për të arritur ngjyrën e duhur.

Të parat që kanë përdorur këtë ngjyrë kanë qenë Julianne Moore, Jessica Chastain, Amy Adams, Emma Stone etj…

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat