Burri doli me shokë, unë përfundova duke bërë seks me fqinjin, por ai tani...

Life style

Burri doli me shokë, unë përfundova duke bërë seks me fqinjin, por ai tani...

Nga: BOTA SOT Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 22:17
Ilustrim

Një grua ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me vëllain e fqinjes dhe burri i saj nuk e di, por tashmë fqinji i saj po zhvendoset për të jetuar afër tyre, përcjell Bota sot.

Ky është rrëfimi i saj:

Shkova për të pirë kafe tek fqinja një natë dhe përfundova duke bërë seks me vëllain e saj.

Burri im do të çmendet nëse e kupton këtë.

Ne e duam shumë njëri tjetrin por gjërat u ftohën paksa kur ai humbi punën si menaxher në një kompani gjashtë muaj më parë. Ai është dashur të punojë në një depo, gjë që e urren.

Ne jemi martuar vitin e kaluar dhe kemi një vajzë 2 vjet. Të dy jemi nga 27 vjeç.

Së fundmi ai del shumë në mbrëmje me shokët e tij dhe nuk kthehet deri ditën tjetër.

Atë natë ai shkoi me miqtë e tij, edhe pse vajza ishte tek prindërit e mi dhe ne mund të dilnim bashkë.

Unë isha shumë nervoze dhe shkova tek fqinja ime, sepse doja vetëm të flisja me dikë.

Ajo më ftoi dhe më përfshiu në bisedë me vëllain e saj, i cili po zhvendoset tek ajo.

Në fillim pimë ca birra e më pas hapëm një shishe verë. Ishte një mbrëmje argëtuese.

Fqinja ime ishte e lodhur dhe shkoi në shtrat në mesnatë. Unë isha e ulur me vëllain e saj në divan dhe papritur filluam të puthemi.

Ai është instruktor fitnesi i moshës 20 vjeçare dhe ka një trup për të vdekur për të.

Ne përfunduam duke bërë seks dhe ishte e mrekullueshme, por unë menjëherë u ndjeva fajtore dhe u ktheva në shtëpi.

Burri im u kthye në ora 3 pas mesnate dhe donte të bënim seks. Provova t’i thoja jo sepse ndihesha fajtore për atë që kisha bërë. Ai pastaj filloi të më akuzonte se do ta humbisja atë dhe vajzën. Unë insistoja se ai po imagjinonte gjëra.

Kam arritur ta bindë atë se nuk kam bërë asgjë edhe pse po jetoj me përfytyrime.

Vëllai i fqinjës time do të jetojë afër nesh dhe unë kam frikë për të menduar që kam bërë diçka pas shpinës së burrit tim.

Unë dua të bëhem e sinqertë dhe t’i tregoj burrit tim për atë çfarë kam bërë, por nuk dua që ai të lëndohet nga gabimi im.

Përgjigja e psikologes:

Ti do të rrezikosh shumë me martesën tënde nëse i tregon dhe më pas, çfarë për vajzën tënde?

Problemi juaj është që nga humbja e vendit të tij të punës si menaxher. Ka qenë humbje e krenarisë për të humbja e atij vendi të punës, por gjërat me ty dhe vajzën po i bën më keq.

Merre një dado për vajzën, kështu që ju mund të dilni bashkë.

Tregoj se e kupton për humbjen e vendit të punës por që ai është special për ty./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat