Si të hiqni njollat e verës, vajit dhe kafes nga rrobat

Life style

Si të hiqni njollat e verës, vajit dhe kafes nga rrobat

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 23:54
Ilustrim

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë që, gjatë një darke me familjen ose me shoqërinë, të kemi bërë pis veshjen tonë të preferuar.

Përgjithësisht njollat e bëra nga ushqimi hiqen me lehtësi, por kjo nuk vlen kur bëhet fjalë për njollat e yndyrës dhe verës.

Më poshtë do të mësoni si të hiqni njollat e vajit, verës dhe kafes nga rrobat.

Njollat e kafes

Shënim: Vlen për njollat që kanë qëndruar deri 1 ditë.

Përbërësit:

Uthull të bardhë
Sodë buke
Peshqir
Furçë dhëmbësh

Udhëzime

Njomni një peshqir me uthull të bardhë dhe me të fërkoni me kujdes pjesën me njolla në rrobë.
Nëse njolla e kafes ka shumë kohë tek rroba, mbulojeni atë me sodë buke dhe më pas e fërkoni me një furçe dhëmbësh.
Në fund e lani me ujë të ftohë

Njollat e verës

Shënim: Vlen për njollat që kanë qëndruar deri 1 ditë.

ërbërësit

Uthull të bardhë
Sodë buke
Furçë dhëmbësh

Udhëzime

Njomni pjesën e njollosur me uthull të bardhë për të paktën 15 minuta.
E fërkoni atë me një peshqir të pastër.
Pastaj e mbuloni menjëherë me sodë buke.
Lageni furçën me uthull të bardhë dhe fërkoni me kujdes pjesën ku keni hedhur sodë buke.
Në fund e lani me ujë të ftohtë.

Njollat e vajit

Shënim: Vlen për njollat që kanë qëndruar deri në 2 ditë.

Përbërësit:

Sodë buke
Sapun të lëngshëm
Uthull të bardhë
Furçë

Përbërësit

Mbulojeni pjesën e njollosur me sodë buke. Lëreni për të paktën 45 minuta. Nëse njolla ka qëndruar për shumë kohë në bluzë, zgjateni kohën të paktën deri në 2 orë.
Më pas hidhni pak sapun të lëngshëm sipër sodës së bukës.
Merrni furçën e dhëmbëve të njomur në uthullën e mollës dhe fërkoni me kujdes pjesën e njollosur.
Në fund e lani me ujë të ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat