Shqiptari i martuar bënte seks me dy shoqet e ngushta

Life style

Shqiptari i martuar bënte seks me dy shoqet e ngushta

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 07:21
Ilustrim

Një çështje gjyqësore me protagonistë katër shqiptarë, tre gra dhe një burrë është zhvilluar sot në Saluzzo të Italisë.

Një nga gratë ka denoncuar burrin për dhunë seksuale dhe fizike si dhe ka ngritur padi civile.

Këtë mëngjes, Ana (jo emri i saj i vërtetë), ka treguar një histori që mbetet ende për t’u vërtetuar.

Ana ka njohur të pandehurin ( me pseudonimin Liri) në vitin 2012 në Facebbok. Të dy, edhe pse ai ishte i martuar, u fejuan në Shqipëri dhe më pas shkuan në Itali, konkretisht në Saluzzo. Ana u punësua si punëtore shërbimi nga Liri, që ishte duke u rikuperuar nga një aksident, raportojnë mediat lokale.

Kur ai është shëruar, ajo mbeti pa punë. Atëherë, Liri e prezantoi me Dalinën, për ta ndihmuar të gjente një strehim. Liri dhe Dalina kishin një marrëdhënie mes tyre vite më parë, por Ana nuk e dinte.

Në vitin 2013, Ana dhe Liri shoqëroheshin me njeri-tjetrin, por në të njëjtën kohë, edhe pse i martuar, ai takohej edhe me Dalinën. Ana u bë xheloze, zihet me Lirin dhe gjatë një grindje mes tyre ai e godet.

Ana rrinte shpesh në shtëpinë e Dalinës. Dhe ajo ka qenë dëshmitare e grindjeve dhe dhunë mes të dyve:

“Unë kam parë atë (Lirin) që e godiste në fytyrë me shqelma dhe grushte, i përplaste komën pas dollapit. Unë i thosha të ndalonte, atëherë ai kapej dhe me mua”.

Dalina, më pas, i ka thënë Anës, tashmë mikes së saj se Liri do të përdorte dhunë edhe mbi të. Por, ndërkohë, të tre rrinin në shoqërinë e njeri-tjetrit.

Deri në ditën kur Liri, i verbuar nga xhelozia, ka rrahur Dalinën e cila më pas e ka denoncuar.

Pas denoncimit, ndaj tij u vendos masa e arrestit shtëpiak në banesën e gruas së tij. Pasi kaluan afatet e masës së sigurisë, kjo e fundit e përzuri nga banesa.

Avokati mbrojtës i shqiptarit, Chiaffredo Peirone, ka thënë se klienti i tij ka denoncuar pak muaj më parë Anën, duke e akuzuar për përndjekje, sepse e ka ngacmuar dhe ndjekur, por ajo i ka mohuar akzuat.

“Ai më ka kërkuar të ktheheshim bashkë, por unë nuk doja të rrija me të pasi ai shkonte me shumë gra. Kisha dyshime dhe e ndoqa vetëm njehë, sepse besoja se takohej me një tjetër”, tha ajo.

Procesi është në vijimësi dhe do të dëgjohen dëshmitarë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat