Mësuesja i ‘vjedh’ virgjërinë nxënësit të saj, burri i kap në flagrancë

Life style

Mësuesja i ‘vjedh’ virgjërinë nxënësit të saj, burri i kap në flagrancë

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 08:33
Mësuesja Sara Domres

Një mësuese 29-vjeçare, Sara Domres, është shpallur fajtore nga një gjykatë në SHBA, për dy akuza për sulm seksual ndaj një studenti të saj dhe është dënuar me dy vite burg. Gjithashtu, asaj iu ndalua nga gjykata që të kontaktojë me nxënësit dhe familjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “New Berlin West High School”,  në Wisconsin, SHBA.

Nxënësi, të cilin ajo e quante ‘Baby Boo”, ka pohuar se, ka e ka ‘bërë’ rreth 15 herë me mësuesen, duke përfshirë edhe periudhën kur ajo po planifikonte dasmën e saj, raporton sot “Daily Star”.

Ata kanë bërë seks në të gjithë qytetin, në makinën e mësueses 29-vjeçare, pasi ajo i ‘mori’ virgjërinë nxënësit të saj, kur ai ishte vetëm 16-vjeç.

Por, ata u kapën në flagrancë nga bashkëshorti i saj, kur ai zbuloi se ata po bënin seks në makinë, në parkimin e një restoranti. Pas një debati verbal, lidhja mes mësueses dhe nxënësit morri fund.

Lidhje që ka nisur në Mars të vitit 2015, kur mësuesja ka nisur ti shkruante mesazhe djalit, saktësohet në dokumentet gjyqësore.

Mësuesja u shkarkua nga puna pasi një nga të afërmit e djalit ka lajmëruar policinë në Janar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat