Të gjitha nënat kanë sekrete që nuk ua kanë treguar asnjëherë

Life style

Të gjitha nënat kanë sekrete që nuk ua kanë treguar asnjëherë

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 18:13
Ilustrim

Çdo nënë në botë është shembull i mirë i dashurisë, kujdesit dhe përkushtimit. Të qenit nënë është diçka mahnitëse dhe nëna bën gjithçka për fëmijët e saj.

Nëna juaj sigurisht nuk ua ka thënë asnjëherë këto gjëra. Por, kjo nuk do të thotë se ajo nuk i ka përjetuar të gjitha këto.

E keni bërë të qajë shumë

Ajo ka qarë kur e ka kuptuar se është shtatzënë. Ka qarë përderisa ju ka lindur. Ka qarë kur ju ka mbajtur për herë të parë. Ka qarë prej lumturisë. Ka qarë me frikë. Ka qarë me brengë. Ka qarë për shkak se ju ndjen aq thellë juve. Ajo ka ndjerë dhimbjen tuaj dhe lumturinë dhe e ka ndarë atë me ju, qoftë nëse e keni kuptuar apo jo.

Ajo ua ka dhënë edhe kafshatën e saj

Kur ju ka parë se e keni shikuar kafshatën e saj me ata sy të mëdhenj dhe gojë të vogël, nuk ka mundur ta hajë atë. Ajo e ka ditur se do të jetë më e lumtur nëse ta dhuron atë ty.

Ajo ka ndjerë dhimbje

Kur ja keni shkulur flokët, ka ndjerë dhimbje; kur e keni gërvishtur me thonj, ka ndjerë dhimbje; kur e keni kafshuar përderisa ju ka dhënë gji, ka ndjerë dhimbje gjithashtu. Ka ndjerë dhimbje kur e keni shqelmuar në bark dhe ka ndjerë dhimbje të mëdha në momentin kur keni lindur.

Ajo ka qenë gjithmonë e frikësuar

Prej momentit që keni lindur, ajo ka bërë gjithçka për t’ju mbrojtur. Ajo është bërë engjëlli juaj mbrojtës. Ajo u ka thënë “jo” atyre që kanë dëshiruar t’ju mbajnë në krahë qysh të vogël, pasi e ka ditur se nuk mund të jeni të sigurt askund si në krahët e saj. Ajo është frikësuar kur keni filluar t’i bëni hapat e parë. Ajo ka qëndruar gjithmonë zgjuar deri vonë duke iu pritur që të vini në shtëpi mirë, dhe është zgjuar gjithmonë herët vetëm për t’ju thirrur për shkollë. Ajo ka qenë gjithmonë aty për t’u siguruar që ju jeni mirë.

Ajo e di se nuk është perfekte

Ajo është ndoshta kritikja më e madhe e vetes. Ajo e di se ka mangësi dhe nganjëherë e urren veten për këtë. Ajo e ka shumë të vështirë kur është fjala për ju. Ajo dëshiron të jetë nëna perfekte, që të mos bëjë asgjë gabim por për shkak se ajo është njeri sikurse ju, ajo bën gabime. Ajo ndoshta ende po kërkon falje për gabimet që i ka bërë me ju. Ajo dëshiron të kthehet në kohë për t’i bërë gjërat më ndryshe, po nuk mundet, kështu që bëhuni i sjellshëm me të.

Ajo ju ka shikuar përderisa keni fjetur

Ka pasur netë të tilla kur ajo ka qëndruar zgjuar deri në 3 të mëngjesit, duke iu shikuar derisa më në fund iu ka marrë gjumi. Ajo vështirë se i ka mbyllur sytë posa e ka parë se ju nuk po ndjeheni mirë natën. Edhe pse e lodhur dhe e rraskapitur për gjumë, ajo është zgjuar disa herë në mesnatë për t’ju kontrolluar juve.

Ju ka mbajtur për më shumë se nëntë muaj

Ajo ju ka mbajtur në bark për nëntë muaj. Ju ka mbajtur përderisa ka pastruar, përderisa ka ngrënë, madje edhe ju ka mbajtur përderisa ka fjetur, për shkak se ndonjëherë e vetmja mënyrë për të fjetur ka qenë ashtu. Krahët e saj janë lodhur, shpina edhe mund t’i ketë dhimbur, por ajo ka vazhduar duke iu mbajtur afër saj. Ajo ju ka dashuruar, puthur dhe ka luajtur me ju. Ju jeni ndjerë i sigurt në krahët e saj; ju keni qenë i lumtur në krahët e saj; ju e dinit se ajo ju donte përderisa ju mbante në krahë, kështu që ajo ju mbajti, aq gjatë që ju kishit nevojë.

Ju ka thyer zemra sa herë që keni qarë

Nuk ka pasur tingull më të keq se e qara juaj, apo shikim më të keq se lotët duke rrjedhë poshtë fytyrës tuaj perfekte. Ajo e ka përdorur gjithë fuqinë e saj për t’ua ndalur vajin, dhe kur nuk ka mundur ta bëjë këtë, ajo është thyer në miliona pjesë.

Ju ka vendosur gjithmonë në rend të parë

Ajo ndoshta edhe ka mbetur pa ngrënë, pa u larë dhe pa gjumë. Ajo gjithmonë ju ka vendosur në rend të parë, para vetes. Ajo do të kalonte gjithë ditën duke i plotësuar nevojat tuaja, dhe në fund të ditës, ajo nuk do të kishte më energji për vete. Por ditën tjetër, ajo do të zgjohej dhe do ta bënte këtë përsëri, për shkak se ju keni rëndësi shumë për të.

Ajo do t’i bënte të gjitha këto përsëri

Të jesh nënë është puna më e vështirë që mund ta bësh, dhe nganjëherë kjo të çon jashtë limiteve tua. Qani, ndjeni dhimbje, dështoni, punoni dhe mësoni. Por, ju gjithashtu ndjeni kënaqësi më shumë se asnjëherë më parë dhe dashuri më shumë se që zemra juaj mund të përmbajë. Pavarësisht gjithë dhimbjes, lodhjes, netëve pa gjumë dhe mëngjeseve të hershëm për ju, ju ndoshta e injoroni atë tani si i rritur. Kështu, vraponi dhe thoni nënës: “Faleminderit!”. Bëjani me dije se ju e dashuroni atë. Pasi që këtë nuk e dëgjon shumë shpesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat