Ky test i thjeshtë, që u bë një hit i madh në Weibo, verzioni kinez i facebook-ut, zbulon nëse një person është i bukur apo jo. E tëra që ju nevojitet është gishti i cili paraqet metodën më të mirë për të përcaktuar se cilit grup i përkisni.
Testi i quajtur “metoda e identifikimit të bukurisë dhe shëmtisë” apo “kurthi i gishtit”. Si të zgjidhni testin?
Vendosni gishtin tuaj tregues nga mjekra në hundë, nëqoftëse gishti prek buzët tuaja, atëherë kjo tregon se ju jeni të bukur.
Mania për këtë provë sa vjen e rritet, në të cilën janë paraqitur edhe një numër i madh i personave të famshëm që e kanë provuar këtë lloj testi duke postuar edhe nga një foto të tyre.
Testi në Weibo ka nxitur më shumë se 200.000 diskutime, ku numri më i madh i pjesëmarrësve janë femra, shkruan Noa.al.
“Inspektimi i bukurisë” të cilën disa e quajnë “të pashëm ose jo” është i bazuar në teorinë e relacionit 3:1. Këtë teori e përdorin edhe kirurgët plastikë, të cilët besojnë se bukuria bazohet në lidhjen e përsosur të hundës, gojës dhe mjekrës. Sipas tyre, ata duhet të jenë në përputhje apo linjë të përkryer.
Kjo linjë e përsosur krijohet me vendosjen e gishtit tregues në fytyrë. Quhet edhe “Rickets E- line” sipas Dr. Robert Ricket, i cili në vitin 1950 e ka zbuluar këtë metodë.