Sekretet që të ndihmojnë ta nisësh ditën më ngrohtë

Life style

Sekretet që të ndihmojnë ta nisësh ditën më ngrohtë

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 15:45
Ilustrim

Janë të shumta këshillat në këtë kohë të vitit për të luftuar temperaturat e ulëta: vishu trashë, ha mëngjes të pasur, lëngje sa më shumë, supa etj.

Megjithatë, të përqendruara, tri janë këshillat bazë për të nisur ditën kundër të ftohtit të acartë.

1. Pi çaj

Mëngjesi kërkon konsumin e sa më shumë produkteve që të japin energji. Nëse je mësuar të pish kafe çdo mëngjes, në këto ditë të ftohta, provo më shumë çajra, si mente, jeshil, limon etj., për t'u ngrohur. Nëse në çaj do të shtosh edhe disa feta xhenxhefili, efekti do të jetë më i mirë dhe me më shumë shije.

2. Ha xhenxhefil

Xhenxhefili stimulon qarkullimin e gjakut dhe rrit temperaturën e trupit. Pi sa më shumë çaj xhenxhefili, hidh disa feta xhenxhefili në sallatë, salcë apo në çdo lloj ushqimi në dimër. Jo vetëm që u shton shijen ushqimeve, por edhe të rrit temperaturën.

Disa njerëz kanë provuar të mbajnë edhe në këpucë një copë xhenxhefil për të ngrohur këmbët. Thonë se funksionon njëlloj.

3. Mos harro shallin

Sensorët për temperaturën e trupit janë rreth qafës, kështu që sa më parë të ndiesh të ngrohtë aty, aq më shpejt çohet sinjali në tru se trupi po ngrohet shpejt. Mos harro asnjëherë të mbash një shall të trashë gjatë ditëve të ftohta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat