Jetëgjatësia mesatare e një gruaje japoneze është 84 vjet. Veç kësaj, ato njihen edhe për rininë e tyre të ‘përhershme’.
Kjo mund të jetë për shkak të kuzhinës së tyre, e cila cilësohet si kuzhina më e shëndetshme në tërë botën.
Sidoqoftë, përveç kuzhinës, ekzistojnë edhe disa sekrete tjera, të cilat i sjellim më poshtë për ju:
-Ushqimi i përbërë me peshq, sojë, pemë, perime, oriz
-Shujta japoneze e përgatitur në shtëpi kryesisht përbëhet nga këta përbërës. Këto produkte janë kruciale për një shëndet të mirë.
-Mëngjesi është shumë i rëndësishëm
-Japonezët gjithmonë e fillojnë ditën me një mëngjes të përgatitur në shtëpi, dhe ekspertët shëndetësorë nga e gjithë bota kanë dëshmuar se mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës.
-Nuk hanë ushqime të proceduara dhe ushtrojnë rregullisht
-Në Japoni, njerëzit shumë pak hanë ushqime të procedura. Veç kësaj, ata edhe bëjnë ushtrime të ndryshme fizike, siç është ecja, çiklizmi etj.