Të gjithë shajnë dhe mallkojnë 2016-ën, por kjo vajzë nga Tirana ka një mesazh për të gjithë ju

Life style

Të gjithë shajnë dhe mallkojnë 2016-ën, por kjo vajzë nga Tirana ka një mesazh për të gjithë ju

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 19:05
Ilustrim

Ankohemi pafund për gjithçka që na ndodh në jetë, por kur shikon dikë tjetër akoma më keq, falenderon zotin për ato që ke, mbi të gjitha shëndetin. Një vajzë nga Tirana nuk e ka pasur jetën të lehtë, por ky vit për ta ka qenë ndryshe, ndaj ajo kërkon të ndajë me ne historinë e saj.

Letra:

"Të gjithë shprehin dëshira dhe kërkesa babagjyshit, unë kam një falenderim për zotin dhe jetën që më ka dhuruar këto dy vitet e fundit. Jeta ime që e vogël ka nisur mbrapsht, familja ime përbëhet nga 6 anëtarë, mami, babi, dy motrat, vëllai dhe unë. Babi para shumë vitesh luante bixhoz, pinte dhe vinte në shtëpi tap, bërtiste, ulëriste ç'të hante, mami gatuante, ato pjata i vinin kokës se babi si donte.

Mua dhe motrat na la pa shkollë, vëllai u shkollua, punon dhe është bërë i zoti i vetes, por jeta ime deri këtu ishte keq, para dy vitesh babi la bixhozin, një zot e di si ju përkushtua familjes, shikoja shtëpitë e tjera që ishin plot të rregulluara, vajzat që kishin dhomat e tyre, rroba, unë s'kisha, ëndërroja një shtëpi të mobiluar me pllaka, me të gjitha të mirat. Ehh,por babushko im punonte natë e ditë dhe për dy vjet ndërtoi shtëpinë që kishim ndërruar, jetojmë të lumtur pa bixhoz, pa alkool, të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, të lumtur. Një medalje e meriton mami që unë e quaj mbretëreshë se di si ka mundur t'ja dalë dhe t'i qëndrojë babit aq e përkushtuar, të kishte qenë ndonjë femër tjetër apo dhe unë do kisha hequr dorë nga ai mashkull, por jo, mami ia doli dhe deri në fund të mbante familjen e bashkuar. Më falni që e zgjata, por ju uroj të gjithëve Gëzuar 2017 dhe sa më shumë harmoni e dashuri, vlerësoni ato pak gjëra që keni, mbani familjen sa më të bashkuar, mos braktisni njëri-tjetrin në momente të vështira.

Faleminderit zotit për gjithçka, faleminderit dhe ju që po e postoni këtë dhe ju që do e lexoni, gëzuar edhe njëherë!".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat