Si mund të zhdukni rrudhat vetëm me 3 përbërës?

Life style

Si mund të zhdukni rrudhat vetëm me 3 përbërës?

Më: 4 janar 2017 Në ora: 09:37
Ilustrim

Një maskë fantastike për fytyrën, e bërë nga një recetë japoneze, do t’ju fshijë vitet nga fytyra. Receta është përdorur ndër vite nga femrat japoneze, të cilat duken shumë më të reja dhe me një fytyrë të bardhë si porcelani. Përbërësi kryesor tek kjo recetë është orizi, i cili është shumë i mirë për rigjenerimin e qelizave të lëkurës, duke ngadalësuar kështu procesin e plakjes.

Përbërësit:

-2-3 lugë çaji oriz

-1 lugë çaji mjaltë

-1 lugë çaji qumësht gomarice

Përgatitja:

Hidhni orizin në një enë me ujë dhe lëreni të ziejë. Derdheni ujin dhe vendoseni orizin në një pjatë. Shtoni 1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë çaji qumësht gomarice. Përzieni mirë. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe mbajeni për rreth 30 minuta. Në fund lajeni fytyrën me ujë të vakët. Përsëriteni këtë trajtim çdo ditë për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe pa rrudha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat