10 këshilla për të pastruar shtëpinë me përbërës natyralë

Life style

10 këshilla për të pastruar shtëpinë me përbërës natyralë

Më: 4 janar 2017 Në ora: 18:25
Ilustrim

Kur degjojmë të flitet për detergjentë, shumë prej nesh nënkuptojmë pastërti. Mendojmë se solucionet dhe pluhurat larës mbajnë larg bakteret, por ajo që nuk dimë është se thuajse të gjitha produktet e pastrimit përmbajnë kimikate toksike që ndotin ajrin e brendshëm dhe janë të dëmshme për shëndetin tonë.

Procesi i pastrimit nuk mund të mendohet pa këto produkte, por e rëndësishme është t’i përdorim sa më rrallë këto të fundit. Nëse po pyesni veten, se me çfarë do të pastronit, përgjigjien e gjeni tek produktet natyrale. Më poshtë do të lexoni disa truke që do t’jua bëjnë më të lehtë pastrimin e shtëpise dhe do të reduktojnë ekspozimin e gjithë familjes ndaj kimikateve toksike. 

Heqja e njollave në pllakat e banjos 
Përzieni sodë buke dhe uthull molle dhe pastroni pllakat që janë veshur me një shtresë papastërtie. Lëreni për disa minuta përzierjen deri sa të veprojë dhe më pas pastrojeni me një leckë të thatë. 

Pastrimi i xhamave dhe pasqyrave
Shtoni një masë amoniak në 10 masa ujë dhe xhamat do të pastrohen lehtësisht. Nëse nuk mundeni të gjeni dot amoniak, në pastruesen e xhamave shtoni dy lugë alkool dhe rezultatet do të jenë shumë herë më të mira.

Pastrimi i parketit të drurit
Shtoni 1/4 filxhan uthulle në 1 litër ujë dhe dyshemeja juaj do të shkëlqejë si asnjëherë më parë.

Dërrasa ku prihen perimet 
Për të dezinfektuar dhe pastruar dërrasën duhet ta spërkasni me kripë dhe lëng limoni. Lëreni për 10 minuta e më pas shpëlajeni.

Pastrimi i tapeteve
Për të pastruar qilimin dhe për të larguar aromat e pakëndshme spërkasni pak sodë buke dhe miell misri mbi tapet dhe lëreni për 15 minuta. Më pas pastrojeni me fshesë me korent. Kjo metodë do të ju ndihmojë të hiqni papastëritë dhe për të eleminuar aromat e pakëndshme në shtëpinë tuaj.

Frigoriferin lajeni me lëng limoni. 

Pastrimi i furrës
Miksoni së bashku 1/2 gotë me ujë dhe 1 filxhan sode buke. Përhapni pasten në të gjithë sipërfaqen e sobën dhe lëreni për 15 minuta. Zonat më të pista shpëlajini me uthull molle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat