A i zhdukin rrobalarëset çorapet tuaja?

Life style

A i zhdukin rrobalarëset çorapet tuaja?

Më: 7 janar 2017 Në ora: 20:28
Ilustrim

Me siguri ju ka ndodhur që në rrobalarëse t’i futni dy çorape të njëjta e pas larjes ta nxirrni vetëm një? Ku shkojnë ato çorape që zhduken në mënyrë misterioze?

Në aspektin mekanik është e mundur që rrobalarësja ta “hajë” një çorape. Është pra e mundur që çorapet të dalin nga tupan dhe të mbeten në zona të cilat nuk mund të shihen nga përdoruesi.

Por ekziston edhe një gjë tjetër dhe nuk ka të bëjë me aspektin mekanik. Problemi qëndron në perceptimin tuaj.

Sipas psikologut Simon Moore dhe ekspertit të statistikës Geoff Ellis, të cilët e kanë vlerësuar dukurinë e çorapeve që zhduken, britanikët humbin 1.3 çorape në muaj, ose 15 në vit.

Bëhet fjalë për 84 miliona çorape të zhdukura për çdo muaj, tepër pra që të zhduken nga rrobalarëset. Pra, ku shkojnë ato?

Moore ka intervistuar 24 njerëz personalisht dhe 2000 të tjerë përmes internetit. Ai thotë se zhdukja e çorapeve është rezultat i çrregullimit kognitiv.

“Këto janë gjëra që të japin iluzionin se je duke bërë diçka kur në fakt nuk je duke e bërë. Kemi gjetur lidhje mes zhdukjes së çorapeve dhe madhësisë së familjes. Sa më shumë njerëz në një shtëpi aq më shumë ka shpërndarje të përgjegjësive.

Ai që është përgjegjës për mbushje të rrobalarëses pret që dikush tjetër ta zbrazë atë. Nëse e vërejnë se mungon një çorape, ata supozojnë se ndonjë anëtar tjetër i familjes do ta gjejë atë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat