Femrat depresive preferojnë të veshin xhinset

Life style

Femrat depresive preferojnë të veshin xhinset

Më: 9 janar 2017 Në ora: 22:22
Ilustrim

Komode, rezistente, trendi… Xhinset janë shumë të mira, por tashmë, një studim i bërë në Universitetin e Hertfordshire, në Mbretërinë e Bashkuar, ka arritur në përfundimin se ata që veshin xhinse, vuajnë nga një depresion i mundshëm.

Në fakt, ndër të gjitha rrobat në gardërobë, femrat në depresion kanë tendencën të zgjedhin pantallonat xhins. Kjo tezë e veçantë është formuluar nga një grup psikologësh nën udhëheqjen e Karen Pine.

Në fakt, më shumë se gjysma e femrave të intervistuara, ka pranuar se do të vishnin xhinse nëse do të ndiheshin keq shpirtërisht, ndërsa vetëm 2% do t’i vishte në ditët kur ndiheshin të kënaqura.

Sipas studimit, lidhja mes veshjes dhe humorit lind nga fakti se ekzistojnë veshje “të lumtura” dhe veshje “të trishta”.

Të parat, veshjet elegante, të kuruara dhe të puthitura pas trupit – transmetojnë siguri dhe reflektojnë shpirtin e atyre që i veshin.

Por, nëse është e vërtetë se gjendja shpirtërore ndikon në veshje, ndoshta është e mundur që lidhja të ketë vlerë edhe për të kundërtën.

Me pak fjalë, nëse jemi të rënë moralisht, ndoshta është rasti t’i rezistoni veshjes së xhinseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat