Jeta në çift me një partner pesimist

Life style

Jeta në çift me një partner pesimist

Më: 12 janar 2017 Në ora: 07:08
Ilustrim

Idetë dhe mendimet e errëta janë të pashëndetshme. Të kuptosh motivacionet e një partneri pesimist dhe të përpiqesh të analizosh ndjenjat e tij është si të fillosh të vetëmbrohesh.

“Kur ju ndjeni se partneri po jua çon jetën dëm”

Ju i propozoni atij të dilni së bashku. Reagimi i tij i parë është: “Nuk besoj…”, pa u përpjekur të bëjë ndonjë ndryshim me planet që ai kish vendosur më parë. Përgjigjja e tij rraskapitëse “JO”, gjatë gjithë kohës, është e lodhshme dhe e mërzitshme dhe ju filloni të ndjeni se kjo jetë po ju merr frymën. Në një situatë të tillë ndodh që nëse keni pasur në plan të realizoni një projekt të rëndësishëm së bashku, ju nuk morët një vendim të menjëhershëm, sepse kishit nevojë për të reflektuar.

Nëse kërkesa që ju pëlqyet nuk është më, partneri juaj pesimist është shumë i zhgënjyer. “Ta kisha thënë, isha i sigurt”, – shprehet ai, me një buzëqeshje të ngrirë ironike, që të jep përshtypjen se faji është i yti. Doza e irritimit është e pranishme në situata të tilla të mërzitshme dhe ndjenja e shpresës sa vjen e zbehet…

Të përpiqesh të mirëkuptosh

Në fakt, pesimisti arsyeton në kahun e kundërt: Për të, sukseset dhe arritjet janë aksidentale dhe të pamerituara. Ai i përvetëson dështimet si të ishin pjesë normale të jetës dhe të vetes.

Pesimizmi nuk është asgjë tjetër përveçse një formë ankthi e transformuar në sistemin tonë të të menduarit.

Të dish të reagosh

Mos u dorëzoni. Partneri juaj, duke menduar se është plotësisht i kthjellët, kritikon tendencën tuaj “naive” që nuk jeni në gjendje ta shikoni ndonjëherë jetën edhe gri. Ju e dini që ai gabon, shkruan revista Psikologji. Kujtojini partnerit sa herë ai përdor fjalët të tipit: “Mbaje mend se do të dalësh keq, ke për të humbur, ki kujdes!…

Fatmirësisht me kalimin e viteve vjen një moment që të afërmit e pesimistëve nuk i marrin në konsideratë parashikimet e tyre katastrofike.

Nxiteni partnerin tuaj të gjejë zgjidhje

Inkurajojeni të përdorë edhe instinktet e tij natyrale, duke i marrë në konsideratë ato sa më shpesh të jetë e mundur, në vend që të listojë ditë pas dite vështirësitë e jetës.

Kërkojini shpjegime. Nëse ai beson se dështimet zbulojnë personalitetin e tij të vërtetë, është e mundur që ai të dyshojë tek vetja. Ai mund të jetë përballur në të kaluarën e tij me eksperienca ndarjeje, braktisje, të cilat sot e bëjnë të dyshojë të jetë i vlerësuar dhe i dashur nga mjedisi i jashtëm.

Vizioni negativ për botën e ka një shkak. Ju mund ta zbuloni atë duke biseduar së bashku. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat