“Promovimi në shtrat”: Meshkujt më të gatshëm se sa femrat!

Life style

“Promovimi në shtrat”: Meshkujt më të gatshëm se sa femrat!

Më: 12 janar 2017 Në ora: 09:38
Ilustrim

Ndryshe nga idetë e krijuara, një sondazh i “OpinionWay” tregon se meshkujt janë më të gatshëm se sa femrat për të përdorur sharmin e tyre për të pasur sukses në karrierë.

“Ajo ka fjetur me shefat për të arritur aty!”… Në një kompani, femrat shpesh dyshohen se përdorin sharmin e tyre për t’u ngjitur në hierarki.

Në fakt sipas “OpinionWay” ky stereotip është i gabuar, pasi ky sondazh mbi “cinizmin nëpër kompani” e hedh poshtë këtë mendim kryesisht seksist.

Në këtë anketim pyeten meshkuj dhe femra që punojnë në ndërmarrje mbi limitet që janë të gatshëm të tejkalojnë për të qenë të suksesshëm.

Kështu mësojmë se meshkujt kanë më pak etikë se sa femrat kur bëhet fjalë për të bërë karrierë.

Rreth 59 për qind e tyre deklarojnë se janë të gatshëm për gjithçka për të ecur në jetën profesionale, kundrejt më pak se gjysma e femrave të pyetura (47 për qind).

Për më tepër 22 për qind e të anketuarve meshkuj pohojnë hapur se janë të gatshëm të përdorin sharmin e tyre për të joshur dhe për të arritur një promovim, kundrejt 15 për qind që janë femra.

Ndërsa për sa i përket “promovimit në shtrat”, 13 për qind e meshkujve deklarohen të gatshëm kundrejt 6 për qind që janë femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat