Cili është ushtrimi më i mirë hit? Përgjigjet shkenca…

Life style

Cili është ushtrimi më i mirë hit? Përgjigjet shkenca…

Më: 13 janar 2017 Në ora: 13:05
Ilustrim

Çdo sesion i ushtrimeve HIIT (ushtrime me intervale me intensitet të lartë) djeg shumë kalori, mirëpo një ushtrim 4×4 është maja e ushtrimeve, thotë një studim i publikuar në Medicine and Science in Sports and Exercise.

Krejt çfarë duhet të keni është një shirit vrapues (treadmill) dhe të gjeni kohë të ushtroni tre herë në javë për gjashtë javë radhazi.

Nëse nuk keni shirit vrapues, autori i këtij studimi Fredrik Hjustad Baekkerud, thotë se çdo lloj i ushtrimeve kardio që i aktivizon muskujt e mëdhenj, si çiklizmi, kryen punë.

Parapërgatitja

Ec për 10 minuta

Intervali 1

Vrapo 4 minuta shpejt, pastaj ec për 3 minuta

Intervali 2

Vrapo 4 minuta shpejt, pastaj ec 3 minuta

Intervali 3

Vrapo 4 minuta shpejt, pastaj ec 3 minuta

Intervali 4

Vrapo 4 minuta shpejt, pastaj ec 3 minuta ose më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat