“Nuk kryej marrëdhënie seksuale me të Shqipërisë”, çfarë i tha Gimit prostituta shqiptare

Life style

“Nuk kryej marrëdhënie seksuale me të Shqipërisë”, çfarë i tha Gimit prostituta shqiptare

Më: 13 janar 2017 Në ora: 16:36
ilustrim

Nuk fshihen më. Maksimumi vënë një shirit te sytë kur hedhin fotot e nxehta në internet, ose nuk tregojnë fytyrën gjatë bisedave në chat (vetëm çështje kohe e pazari). Reklamojnë asetet trupore e sexshërbimin, dhe ashtu si për një mall të zakonshëm në ofertë, në fund thonë çmimin “për vetëm kaq e aq euro”. Ose në dollarë. Por jo në lekë, pavarësisht se i gjithë komunikimi është shqip…

Këto janë femrat shqiptare që kanë zgjedhur të ofrojnë veten kundrejt pagesës në Skype apo për escort. Ato funksionojnë kryesisht me faqe shqiptare Facebook-u, ku një administrator menaxhon ofertat sipas kërkesave të klientëve.

Këta të fundit nuk e kanë problem të shkruajnë edhe hapur adresat e tyre apo numrat e telefonit, si dhe cilën prej tyre dëshirojnë, pavarësisht se administratori i porosit që të shkruajnë në “inbox”. Ka edhe prej atyre faqeve që funksionojnë si grup i mbyllur për seks online dhe escort, ku për porositë e femrave duhet që të pranohesh më parë si anëtar.

Si grup i mbyllur funksionon edhe komuniteti “gay Albanian” dhe “lesbian Albanian”, por kërkesat e tyre për partnerë me pagesë gjenden edhe në faqet për seks me heteroseksualë. Edhe Kosova nuk mbetet pas në këtë lloj tregtie, që duket sikur është në lulëzim.

Vetëm se ata janë më patriotë nga mënyra e etiketimit, përdorin fjalën “shoqëruese” në vend të “escort” J. Disa prej femrave shqiptare nuk preferojnë të funksionojnë nëpërmjet administratorëve të faqeve nëpër FB, por janë bërë direkt vetë pjesë e sajteve të huaja, ku ofrohen shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Një nga to, që vetëidentifikohet si Mikaela dhe thekson se është shqiptare (tregon dhe nr. shqiptar), shkruan në www.sexgr.net se gjendet në Selanik nga data 17 prill 2015 dhe deri më datë 16 maj 2015. “Dëshiron diçka të njomë, të freskët që të të rinojë? Jam Mikaela, jam shqiptare dhe vij pranë teje kudo që të ndodhesh në Selanik, që të kalojmë së bashku qëndrim të mrekullueshëm, ndaj më telefoni në numrin 6955719721 dhe udhëtimi ynë fillon”, thekson ajo.

E ashtuquajtura Mikaela e ka hedhur këtë tekst në zonën VIP të publikimeve të femrave, që janë të disponueshme për seks në këtë portal. Krahas njoftimit, ajo ka publikuar edhe disa fotografi pikante, por me sytë e mbuluar.

Telefonata me Mikaelën: Nuk shkoj me shqiptarë dhe lesbike

Vetëquhet Mikaela, jeton në Greqi dhe ofron shërbime seksuale kundrejt pagesës. E telefonojmë nga Tirana duke vënë para prefiksin grek, në numrin që ka të publikuar në sajt. Nuk e lë gjatë të bjerë. “Ne” (po) përgjigjet një zë femre. “Alo”, ia kthej në shqip. “Alo, Mikaela”, përsëris. Pas pak çastesh hezitimi, ajo thotë prapë “ne”. Pastaj shton shpejt e shpejt: “Kush je?”. I prezantohem si një vajzë nga Tirana që është e interesuar për të kaluar disa çaste intime me të, kundrejt pagesës dhe se numrin e saj e kam gjetur në internet. Aty në sajtin ku Mikaela ka bërë njoftimin për shërbimet seksuale. “Motra, unë nuk merrem me femra, nuk jam lesbike”, e pret shkurt bisedën dhe telefonatën.

I bie përsëri telefonit, por nuk e hap… Të nesërmen e kësaj bisede, një koleg, duke u shtirur si klient, e telefonon. Edhe ky e përshëndet shqip, por Mikaela ia kthen në greqisht: “Jasa”. “Po fol shqip o Mikaela, a je shqiptare apo çfarë je”, i thotë kolegu si me shaka, si për të hyrë në muhabet. “Aaaaaaaa pse, shqiptar je ti. Më mbytën shqiptarët”, ia kthen Mikaela. “Po çfarë ke kundër shqiptarëve, janë boba, me lekë, mbarojnë punë e ikin…”, e ngacmon më tej kolegu, teksa hiqet si një burrë 45 vjeç, me emrin Gimi, nga Durrësi. “Ça bobash e lekësh, veç morra e llafe kanë. Vijnë në krevat dhe të pyesin për mamin, babin e krejt farefisin. Sikur vijnë me të kërku për gru dhe jo për qejf”, thotë Mikaela. Pastaj vijon: “Kam heq dorë prej shqiptarëve, mos u lodh kot. Pastaj gjatë verës unë rri më shumë në Greqi se ka punë sezoni i verës, nuk kam si vij”. “Po vij unë atje”, këmbëngul “45-vjeçari”.

Mikaela mendohet ca, pastaj thotë: “Jo, jo, nuk kam punë me shqiptarët. Mirupafshim”. “Prit, prit, se nuk ke dëgjuar ofertën”, përpiqet që ta mbajë  edhe pak në telefon “klienti”. “Hëëëëëëëëëë”, dëgjohet zëri i Mikaelës, kësaj here më miqësor dhe me veshët përpjetë. “Klienti” u mendua pak dhe i dha ofertën, 2 milionë lekë për fundjavën e fundit të majit, tri ditë me mua. “2 milionë lekë janë 2 mijë evro?”, pyet Mikaela nga ana tjetër e telefonit, duke shtuar: “Aaaaa, janë më pak. Po sikur ta lëmë 2 mijë euro?”, tenton të rrisë pazarin Mikaela. “Po ti nuk je Irina Shayek”, i thotë “Gimi”. “Kush është kjo?”, pyet Mikaela e çuditur, duke i kujtuar se ajo është 20-vjeçare dhe e ka trupin yll. “Njëra që ka shpinë te Vorri i Bomit”, ironizon “Gimi”, edhe pse Mikaela nuk kupton gjë.

“Gimi” fillon më pas t’i flasë Mikaelës për natyrën, lulet, dashurinë, ndjenjat… “Hë ore ti, do japësh gjë apo si të gjithë shqiptarët. Je për muhabet apo për…”, ngre zërin Mikaela. “Më thuaj adresën, se dua të të dërgoj ca lule më parë”, i thotë “Gimi”. Përgjigjja e Mikaelës është e pabotueshme, por merreni vetë me mend se ku i tha Gimit që t’i çojë lulet…. Pas 3 ditësh, një tjetër person që u shtir si klient, telefonoi Mikaelën, me numër të fshehur. Personin e infiltruar e gjetëm që flet shumë mirë greqisht. Nuk qe nevoja për bisedë të gjatë. Mikaela i dha ofertën: 100 euro nga 2-4 orë dhe e pret në Selanik, në datën 13 maj…/Panorama

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat