Ja disa nga tendencat si do jetë make-up për 2017

Life style

Ja disa nga tendencat si do jetë make-up për 2017

Më: 13 janar 2017 Në ora: 20:16
Ilustrim

Trendet e makiazhit për vitin 2017 janë një përrallë në dy ekstreme: pak grim i aplikuar me dinakëri dhe shkëlqim. Këtu do të gjeni 6 tendencat e reja, që mund t’i zotëroni me produktet tuaja.

1.Vijëzimi i zi me penel

Ky vijëzim ju ka marrë muaj nga koha juaj për tu përsosur, por “vijëzimi i maces” tashmë konsiderohet i dalë mode. Këtë vit do të zëvendësohet me lapsin e zi. Eshtë në thelb të dukeni si në shkollë të mesme.

2.Kapakë të shkëlqyeshëm

Ka më shumë se një mënyrë për të shkëlqyer! Ju mund të blini shlëlqyes për qepallat ose mund të vendosni pak shkëlqyes buzësh mbi hijen tuaj të preferuar për të marrë një efekt të ngjashëm.

3.Tërësisht ’80

Hije të ftohta blu, mollëza të skuqura, flokë të fryra – të gjitha këto dallues të bukurisë së viteve ’80 janë një rikthim.

4.Mollëza të guximshme

Mollëzat e theksuara do të jenë një tendencë e madhe e vitit 2017. Aplikohet rëndë si në shfaqjet e Kenzo-s në pranverë.

5.Metalikë

Metalika është ende në trend, por për vitin 2017-ë të aplikohet në një mënyrë më delikate. Hije të argjendë në të gjithë qepallat ose një ndriçim ari te mollëzat. Asgjë më shumë, asgjë më pak.

6.Buzët e kuqe

Buzët e kuqe janë gjithmonë në stil. Mënyra e aplikimit për 2017-n është të vendoset pa make up. I pastër, në lëkurë të freskët, grim minimal në sy dhe buzët e kuqe është një kombinim që nuk dështon.

7.Përgjithmonë shkëlqim

Trendi i shkëlqimit është ende i fortë. Këtë vit duhet të përpiqeni ta aplikoni në një mënyrë më të saktë se më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat