Horoskopi, 14 janar 2017

Life style

Horoskopi, 14 janar 2017

Më: 14 janar 2017 Në ora: 07:12
Ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4

Sot ju është besuar një detyrë e rëndësishme që duhet ta përmbyllni me sukses. Partneri/ja ka besim të palëkundur tek ju. Beqarët i tremben faktin se mund të humbasin lirinë e tyre.

Demi 21/4 - 21/5

Duhet të jeni objektivë kur vlerësoni personat afër jush dhe të mos ndikoheni nga të tjerët. Beqarët do kenë plot njohje të reja. Financat do jenë shumë të mira.

Binjakët 22/5 - 21/6

Sot mund ta shijoni ditën pa e patur mendjen tek ngarkesat në punën tuaj ose në familje. Beqarët do ëndërrojnë tej mase dhe realiteti do ju duket plotësisht zhgënjyes. Kujdes në planin financiar.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Do të keni durimin të merreni edhe me tipa të vështirë sot. Beqarët do bëjnë çdo lloj përpjekjeje për ta ndryshuar statusin e tyre. Në planin financiar problemet do i hidhni pas.

Luani 23/7 - 21/8

Sot është një ditë jo si gjithë të tjerat për ju që jeni në çift dhe lajmi që keni marrë do ta bëjë akoma më interesante. Beqarët do realizojnë takime interesante.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Keni mësuar të ruani qetësinë dhe të mos reagoni me impulsivitet. Beqarët mundet edhe të mos e gjejnë princin e tyre të kaltër. Në planin financiar do jeni më të përgjegjshëm.

Peshorja 24/9 - 23/10

Keni harxhuar kohë të vyer, duke u marrë me gjëra që janë jashtë interesit tuaj. Beqarët sot do tregohen mjaft joshës dhe flirtues në takimet që do realizojnë, por vetëm kaq.

Akrepi 24/10 - 22/11

Ju që jeni në një marrëdhënie dashurie po kaloni në një terren që edhe në të shkuarën ju ka shkaktuar neveri. Beqarët ka rrezik të jenë impulsivë sot gjatë takimeve.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Po e shihni veten me më tepër besim ju të dashuruarit dhe po kuptoni që gjërat për të cilat keni luftuar prej kaq kohësh, vërtet ja vlejnë. Beqarët do kenë një ditë me fat. Financat do jenë të mira.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Po lejoni që partneri/ja t’ju kritikojë pa asnjë arsye dhe mos reagimi juaj ju jep të drejtën të vazhdojë ta bëjnë. Beqarët do kenë mjaft kërkesa për takime. Financat do vijnë duke u përmirësuar.

Ujori 21/1 - 19/2

Sot do të realizoni shumë mirë një projekt që ju është caktuar. Beqarët nuk duhet të tregohen naivë dhe t’iu besojnë atyre që do takojnë, jo të gjithë kanë qëllime të mira. Financat do jenë të mira.

Peshqit 20/2 - 20/3

Nuk do të jetë një ditë aspak e thjeshtë kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Beqarët do refuzojnë çdo ftesë që do marrin për takime. Në planin financiar tregohuni të matur me shpenzimet për të shmangur problemet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat