Estetistët e VIP-ave zbulojnë sekretin e bukurisë

Life style

Estetistët e VIP-ave zbulojnë sekretin e bukurisë

Më: 14 janar 2017 Në ora: 08:58
Miranda Kerr

Femrat shpenzojnë shumë kohë duke u marrë me veten, kështu që sigurisht që emra të njohur si Miranda Kerr, Lindsay Ellingson dhe Irina Shayl kanë sekretet e tyrë të kujdesit të lëkurës.

Estetistja i tyre, Ildi Pekar na ka treguar një prej këtyre sekrete. Përdorni paraprakisht kremin kundër diellit për të pasur poret e pastra.

Sipas Pekar, disa prej njerëzve më të bukur në botë zgjedhin rastësisht të shmangin kremin e diellit nëse janë në zyrë apo nuk do të ekspozohen ndaj tij.

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa e pengon ajo lëkurën, sidomos nëse nuk ju duhet”, ka thënë për PopSugar.

Dermatologia Jeannette Graf ka thënë se kremrat me përbërës natyral ndihmojnë në këtë çështje.

“Kremërat minerale me përbërës aktiv si oksid zinku janë më pak irritues ndaj tipeve të lëkurës. Formulacioni në formë cheli të jep një ngjyrë më të shndritshme, ndërsa shumë mirë vepron vaji i lëkurës”, thotë Graf për Bustle.

Megjithatë figura të njohura të bukurisë nuk përdorin gjithmonë gjëra të shtrenjta. Miranda Kerr tregon sekretin e saj. Ajo bën avull me çaj jeshil, mënyra më e thjeshtë e mundshme. 

Ndërsa Irina Shayk përdor vaj kokosi si hidratues pas dushit, pa tharë ende ujin nga trupi. E më pas me një peshqir heq sasinë e tepërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat