Seksi, palestra më e mirë për muskujt tuaj thonë ekspertët

Life style

Seksi, palestra më e mirë për muskujt tuaj thonë ekspertët

Më: 16 janar 2017 Në ora: 09:39
Ilustrim

Nganjëherë të pasurit një trup fit, duket si një betejë e pambarimtë.

Me ditët e shkurtra, kohën e ftoftë dhe me kënaqësinë që të jep ushqimi, mund të gjejmë me miliona arsyetime për ta shmangur palestrën.

Mirëpo eksperti i anatomisë Mike Aunger, insiston se ka lëvizje të ndryshme që ne mund t’i bëjmë, për t’i mbajtur muskujt aktivë.

Ai thotë se njëri nga ta është seksi, që përdorë secilin nga 657 muskujt tanë – varësisht nga disponimi që kemi, shkruan Daily Mail.

Aunger është njëri nga njerëzit që ka filluar një kampanjë për t’iu ndihmuar njerëzve që të rrinë në formë dhe t’i mbajnë trupat.

Kjo kampanjë ka për qëllim që ta rrisë vetëdijen për distrofinë muskulore.

Vrapimi funksionalizon 99-të muskuj, ndërsa puthja 35 muskuj. Prandaj, nëse doni që ta vini në funksion komplet trupin tuaj, bëni sa më shumë seks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat