Seksizmi mund të jetë i dëmshëm për shëndetin mendor të burrave

Life style

Seksizmi mund të jetë i dëmshëm për shëndetin mendor të burrave

Më: 17 janar 2017 Në ora: 07:12
Ilustrim

Burrat të cilët e shohin veten si ‘playboy’ ose si persona që kanë pushtet mbi gratë, kanë më shumë gjasa të kenë probleme psikologjike se sa njerëzit që janë në përputhje më pak me normat tradicionalisht mashkullore, thotë një studimi i publikuar nga Shoqata e Psikologëve Amerikanë.

“Në përgjithësi, individët të cilët me forcë tregojnë për normat e tyre mashkullore, janë të prirë që të kenë shëndet të dobët mendor dhe qëndrime më pak të favorshme psikologjike, edhe pse rezultatet ndryshojnë në varësi të llojeve të veçanta të normave mashkullore”, ka thënë autori kryesor Y. Joel Wong, profesor doktor në Indiana University Bloomington. Studimi është publikuar nga ‘Journal of Counseling Psychology’.

Wong dhe kolegët e tij kryen një analizë me 78 mostra të hulumtimit që përfshijnë 19,453 pjesëmarrës, me fokus në marrëdhëniet në mes të shëndetit mendor dhe paraqitjes.

Nga ky studim, ekspertët kanë nxjerrë 11 dobësitë ose normat që i karakterizojnë këta meshkuj me probleme psikologjike.

• Dëshira për të fituar

• Nevoja për kontroll emocional

• Marrja përsipër e çdo rreziku

• Dhuna

• Dominimi

• Playboy (shthurja seksuale)

• Vetë-mbështetja

• Përparësia e punës (të vendosuri edhe për punët e partneres)

• Pushtet absolut mbi gratë

• Përbuzja për homoseksualitetin

• Përqeshja e punëve të të tjerëve

Në mënyrë të veçantë, ekspertët u përqendruan në tri lloje të përgjithshme të rezultateve të shëndetit mendor: shëndetit mendor negativ (p.sh., depresioni), shëndetit mendor pozitiv (p.sh., kënaqësitë e jetës), dhe ndihma psikologjike që kërkojnë (p.sh., duke kërkuar shërbimet e këshillimit).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat