Ja gjërat që femrat nuk duan të bëjnë

Life style

Ja gjërat që femrat nuk duan të bëjnë

Më: 19 janar 2017 Në ora: 08:21
Ilustrim

Femrat janë të ndjeshme dhe të ëmbla. Duhet të presin që të kujdesen për fëmijët dhe të bëjnë gatimin. Dhe sigurisht të dhurojnë sa më shumë dashuri.

Pra ka shumë gjëra që femrat duhet të bëjnë për shkak se shoqëria thotë kështu, por çfarë nëse zgjidhni që të mos ndiqni këto rregulla?

Nëse vendosni që të mos pastroni shtëpinë tuaj, a jeni më pak se një femër?

“Unë nuk dua të pastrojë, dhe nëse shtëpia ime është e papastër nuk është i gjithë faji im”, theksohet të jetë shprehur një grua.

Të tilla komente ishin edhe nga shumica e grave të tjera të cilat janë përgjigjur në lidhje me pastrimin.

“Ne nuk kemi pse bëjmë pastrimin. Pse duhet gjithmonë ne”, është theksuar nga njëra prej tyre, shkruan The Indepedent.

Një numër i madh i grave kanë diskutuar gjithashtu edh për stereotipet e bukurisë së femrës.

Shembull janë sallonet e shumta për vizita kundër plakjes dhe heqjes së qimeve.

“Grim, rroje, anti-plakje, të gjitha këto janë gjëra që femra duhet t’i ketë në standardet perëndimore . E pra janë shumë”, ka shtuar një grua.

“Gjithmonë kur unë jam duke u pastruar, dhe  vendosi që të bëjë depilimin mendohem se sa shumë kohë shpenzojnë gratë për arsye të kësaj. Ndihem keq për rrudhat në mes t vetullave të mia sepse janë sinjale se unë po plakem dhe duhet marrë në konsideratë Botox-in”,ka shtuar një tjetër.

Ndër çështjet tjera të femrave është theksuar edhe kujdesi i shtuar që duhet të jetë nga to si:

“Pse duhet që unë gjithmonë të kujtoj ditëlindjen e nënës së të dashurit tim, e më pas të telefonojë ata. A nuk është nëna e tij?”, theksohet të ketë shtuar njëra nga gratë.

Sipas këtyre të fundit problem është edhe pse duhet që t’i paguajë darkën edhe dikujt tjetër.

“pse duhet të paguajë për darken. Unë kam filluar të paguajë për veten time. Tani çdo takim është më pak stresues”, ka shtuar ajo.

Sipas tyre një ndër problemet tjera është se pse femrat nuk duhet të përdorin asnjëherë gjuhë të papërshtatshme.

“Pse nuk duhet të përdori, a nuk më lejohet. Në rast se ndonjëherë humbi kontrollin atëherë do të them diçka të ngjashme”, është përfunduar nga një grua e fundit në pyetjet e Indepedent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat