Studimi: Me kalimin e viteve, femrave u rritet dëshira seksuale

Life style

Studimi: Me kalimin e viteve, femrave u rritet dëshira seksuale

Më: 21 janar 2017 Në ora: 08:06
ilustrim

Hulumtimi i fundit mbi shëndetin seksual të grave, kundërshton teorinë se gratë janë të prirura të humbasin interesin në seks.

Studimi i bërë nga kompania amerikane Lippe, Taylor dhe HealthyWomen.org argumenton se gratë, me vitet duan më shumë nuancë në jetën e tyre seksuale.

Më shumë se 50 për qind e të anketuarve thonë se me vite marrëdhënia seksuale bëhet më e mirë, dhe dëshira seksuale është më e theksuar. Njëzet e shtatë për qind thanë se ato e duan në mes të dy dhe shtatë herë në javë.

Ajo që habiti ekspertët është fakti se, 89% e grave mes moshave 45 dhe 55 vjeçe janë të gatshme për të eksperimentuar në shtrat.

“Me kalimin e viteve, femrat rrisin besimin në partnerin. Ato zbulojnë se si të shijojnë seksin dhe janë në kërkim të mënyrave për të”,- thotë Nancy Berman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat