Shoqëria gjatë të 20-tave

Life style

Shoqëria gjatë të 20-tave

Më: 21 janar 2017 Në ora: 14:27
Ilustrim

Vitet e para të jetës i kaloni duke mësuar bazat, ndërkohë që gjatë adoleshencës dhe shkollës së lartë i perfeksioni ato.Kur arrini të 20-tat, mund t’ju duket sikur keni mbaruar së mësuari dhe jeni gati për të jetuar. Por në të vërtetë, të 20-tat ju sjellin një set tërësisht të ri mësimesh: mësimet e jetës.

Të 20-tat kanë të bëjnë me tranzicionin tuaj në botën e të rriturve. Ju mësoni për punën, lidhjet romantike, dhe miqësitë, dhe ndërkohë që i gjithë ky informacion mund të duket “dërrmues”, nuk jeni vetëm! Të gjithë e kalojnë,dhe nëse jeni me fat, mund t’ja dilni me miq si C.C dhe Hillary në filmin “Beaches”. Ja 20 gjëra që duhet të dinhi për shoqërinë gjatë të 20-tave:

1. Të jesh një mik i mirë do të thotë të jesh një dëgjues i mirë
Ne i telefonojmë miqtë kur kemi nevojë për këshilla, udhëheqje ose mbështetje – prandaj është e rëndësishme të ktheni gjestin.Dëgjuesit e mirë janë empatik, të ndërgjegjshëm për atë që thonë të tjerët, dhe përgjigjen me vërtetësi.
2. Duhet të jeni besnik
Miqësitë e mira kanë nevojë për besnikëri që të lulëzojnë. Kur keni besim te shoku/ shoqja e ngushtë, nuk duhet t’ja thoni se mendimet dhe ndjenjat tuaja janë të sigurt me ta.
3.Duhet të jeni të besueshëm
Ndoshta gjëja më e rëndësishme në një shoqëri është besimi. Është e rëndësishme që t’i besoni shoqeve të ngushta në shumë mënyra: me sekretet tuaja, t’ju mbrojnë zemrën, të vareni te ato. Kur dikush nuk është i besueshëm është e vështirë të formoni një lidhje të fortë me ta.
4. Çdo shoqëri është unike
Dy shoqëri nuk kanë asnjëherë të njëjtën histori “si u njohëm”, dhe asnjëherë dy shoqëri nuk janë njësoj. Por këto ndryshime i bëjnë shoqëritë të veçanta.
5. Miqtë e vërtetë ju pranojnë ashtu siç jeni.
Miqtë e vërtetë nuk presin që ju të jeni perfektë. Ata nuk ju gjykojnë ose ju kërkojnë të ndryshoni. 
6.Mund të jetë e vështië të bëni miq kur jeni të rritur…
Kur jeni më të rinj, ka padyshim më shumë mundësi për të bërë miq të rinj. Por gjatë të 20-tave, ne ndjekim një rutinë, dhe rutinat nuk na japing gjithmonë shumë hapësirë për të bvërë miq të rinj.
7. Por mund të gjeni shoqëri në vende të papritura!
Nëse jeni të hapur, do të keni shumë potencial për të bërë miq të rinj.
8.Sa më shumë të rriteni, aq më shpejt mund ta dalloni nëse do do përputheni
Kur bëni miq si një i rritur, e dini më mirë çfarë lloj shoku jeni dhe çfarë miqësie vlerësoni, prandaj e keni më të lehtë ta dalloni se me kë do të shkoni më mirë.
9.Nuk është e thënë të jeni miq me të gjithë
Le ta pranojnë: Është e pamundur të ruani shoqërinë me të gjithë që njihni. Dhe nuk ka asnjë problem! Tregohuni të sjellshëm, por mos u përpiqni të sforconi një shoqëri të ngushtë me të gjithë.
10.Ndonjëherë, miqësitë përfundojnë.
Fatkeqësisht, jo të gjithë shoqëritë zgjasin përgjithmonë. Është e trishtueshme, por është normale.
11. Kur jeta ju “rrëzon”, e dini te shpatulla e kujt do qani
Kur rriteni e kuptoni që disa miq janë për nevoja të caktuara. Një mik mund të jetë një shpatull e mirë për të qarë, ndërkohë një tjetër është gjithmonë i gatshëm për aventura.
12.Mbi të gjitha, të jesh aty për miqtë është më e rëndësishmja.
Nuk është e rëndësishme të thoni gjithmonë fjalët e duhura. Ndonjëherë, thjesht të jeni aty për miqtë, e t’i dëgjoni mjafton.
13.Miqësitë kërkojnë punë
Shoqëritë nuk ruhen vetë. Të dy palët duhet të telefonojnë, dërgojnë mesazhe emaile apo të bëjnë plane.
14. Komunikimi është çelësi.
Nëse diçka nuk shkon, ju dueht të flisni. Nëse ai/ajo bëri diçka që ju mëriziti, shpjegojani pse.
15.Xhelozia është helmuese
Nëse dikush është një mik i vërtetë, atëherë ai lumturohet shumë kur ju arrini një sukses.
16.Edhe nëse krahasoni veten me miqtë është helmuese!
Ti dhe miqtë tuaj keni rrugë të ndryshme në jetë. Kujtoni që secili shkëlqen në gjëra të ndryshme.
17. Cilësi dhe jo sasi
Nuk ka rëndësi numri i miqve, por fuqia e miqësive. 
18.Shoku/ Shoqja juaj më e mirë nuk është gjithmonë personi që e njeh prej shumë kohësh
Jetëgjatësia nuk është gjithmonë ajo që ka rëndësi në një shoqëri, por ata që të qëndrojnë pranë dhe të zbukurojnë jetën.
19. Koha nuk ka rëndësi
Disa miq nuk i takoni çdo ditë, ose asnjëherë në muaj apo në vit. Por kur ribashkoheni duket sikur koha nuk ka kaluar fare.
20.Miqtë janë familja që ju zgjidhni
Kur flasim për shokët/ shoqet e ngushta, ne i duam ato si familjen tonë. Kjo është shumë e veçantë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat