9 veçoritë e një gruaje ‘të thellë’

Life style

9 veçoritë e një gruaje ‘të thellë’

Më: 21 janar 2017 Në ora: 20:00
Ilustrim

Sa më i thellë të jetë personaliteti juaj, aq më e vështirë do të jetë per ju të gjeni lidhjen e përshtatshme. Mund të dilni në shumë takime por në një pikë marrëdhënia do të ndalet… dhe kjo, kryesisht për shkak të intensitetit të thellësisë tuaj.

Jo çdo mashkull është i fortë mjaftueshëm sa për të përballuar një grua “të thellë”.

Për këto arsye:

1. Një grua e thellë bën pyetje të thella. Ajo nuk kënaqet me një bisedë sipërfaqësore dhe mund t’ju bëjë edhe pyetje “të sikletshme”.

2. Një grua e thellë është e ndershme. Ajo e trajton shumë seriozisht integritetin e saj.

3. Një grua e thellë dëshiron një raport të thellë. Ajo dëshiron të flasë për histori tuajat, të shkuarën, të kuptojë lëndimet dhe t’i shtojë vlera jetës tuaj.

4. Një grua e thellë nuk frikësohet nga intimiteti. Ajo nuk ka frikë të jetë plotësisht vulnerabël kur e dëshiron këtë gjë.

5. Një grua e thellë ju sheh tej e tej, duke ju bërë të ndiheni rehat dhe duke ju kuptuar.

6. Një grua e thellë kërkon konsistencë. Konsistenca është themeli i një lidhjeje.

7. Ajo është intense në gjithçka dhe kjo mund të rezultojë intimiduese për disa meshkuj.

8. Vetëm një grua e thellë mundet të dashurojë thellësisht.

9. Një grua e thellë nuk do t’ju presë nëse ju sheh hezitues apo të pavendosur lidhur me të. Ajo nuk ka frikë të qëndrojë vetëm nëse ajo dashuri nuk është e duhura për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat