I vetmi ushqim që nuk duhet ta porositësh në takimin e parë…

Life style

I vetmi ushqim që nuk duhet ta porositësh në takimin e parë…

Më: 21 janar 2017 Në ora: 23:16
Ilustrim

Ka shumë gjëra për për të cilat shqetësohesh kur është fjala për takimin e parë. Do më pëlqejë ai? çfarë do të vesh? çfarë do të ha? Është me të vërtetë stresuese. Për t’i bërë disa gjëra më të thjeshta, ka di?ka edhe për ushqimin që nuk duhet ta porositësh asnjëherë në takimin e parë.

Sipas ekspertes ndërkombëtare të etikës, Jacqueline Whitmore, çdo gjë që përmban salcë të kuqe është “e ndaluar”.  Ajo përmend edhe disa emra ushqime të tjera që duhen shmangur, por ato që përmbajnë salcë të kuqe janë vendosur në krye të listës – me një arsye të fortë.

Salca e kuqe është e çrregullt. Ajo mund të përhapet në buzë, por edhe në çdo pjesë të trupit, duke përfshirë edhe rrobat, nëse nuk je 110 për qind e kujdesshme. Sikur të mos mjaftonte stresi i takimit të parë, kurseji vetes edhe një super problem tjetër duke mos porositur një pjatë me salcë të kuqe. Kështu do të kesh një problem më pak. I vetmi që mbetet është të të pëlqejë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat