“Bëj seks me të dashurën e shokut sepse ai ka një problem shumë të madh”

Life style

“Bëj seks me të dashurën e shokut sepse ai ka një problem shumë të madh”

Më: 22 janar 2017 Në ora: 08:38
ilustrim

Një djalë 22-vjeçar ka nisur një marrëdhënie intime me të dashurën e shokut të tij të ngushtë edhe pse e di fare mirë që ai është shumë xheloz dhe e kontrollon vajzën shumë.

Ai ka vënë në rrezik shoqërinë e tyre vetëm për një femër me cilën ka filluar të bjerë në dashuri. Por historia se si ata të dy janë njohur dhe kanë nisur të tradhtojnë është si një thikë pas shinë për shokun e ngushtë të 22-vjeçarit.

Lexoni historinë e plotë të rrëfyer tek psikologia e ‘The Sun’.

Letra e djalit

“Kam filluar dhe dal me të dashurën e shokut tim të ngushtë dhe kemi një lidhje seksuale të fshehtë.

Unë dhe shoku im jemi 22 vjeç ndërsa vajza është 20 vjeçe dhe kemi një shoqëri të vjetër dhe të mirë.

Por ai është shumë xheloz për të dashurën sepse ajo e ka tradhtuar një herë më parë dhe tani ai e kontrollon shumë.

Një ditë ne kishim dalë në një lokal dhe ajo po rrinte në një tavolinë me disa shoqe, ndërkohë që u afrohet një djalë, shoku im shkon atje dhe nis ta rrahë atë pasi sipas tij po i ngacmonte të dashurën.

Pas këtij sherri ajo u mërzit shumë dhe duke qarë u nis të ikte. Unë i thashë shokut tim që mos të shqetësohej se do ta shoqëroja unë në shtëpi meqë situata ishte acaruar.

Ndërsa po ecnim bashkë për në shtëpinë e saj ajo nisi të më ankohej se sa keq ndihej prej kohësh, se sa shumë ai e kontrollonte dhe se sa i bezdisur ishte bërë.

Unë nuk dija çfarë t’i thosha por mundohesha ta qetësoja. Pak minuta më vonë ndërsa ishim duke folur ajo u kthye nga unë dhe më fali një buzëqeshje…me pas më puthi në buzë.

Kaq mjaftoi që ne të nisnim të flisnim në ditët në vazhdim deri sa një ditë e mora në shpi dhe bëmë seks.

Prej asaj dite në takohemi sa herë na jepet mundësia…nuk dua ta lëndoj shokun tim por tani kjo vajzë më ka hyrë shumë në qejf dhe nuk mundem të ndahem prej saj.

Nëse ai e mëson se në po e tradhtojmë do të reagojë shumë keq dhe do të prishet edhe miqësia jonë.

Si duhet të sillem, çfarë duhet të bëj?!”

Përgjigjja e psikologes

“Nëse vërtetë e doni njëri-tjetrin atëherë duhet të tregoheni të sinqertë më shokun tënd dhe të dashurin e saj dhe më pas të nisni një raport normal dhe të qetë.

Nuk është gjëja më e mirë kjo që ke bërë por meqë ka ndodhur atëherë tregohu i sinqertë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat