Studimi: Dëshironi të jetoni më gjatë? Mos bëni seks

Life style

Studimi: Dëshironi të jetoni më gjatë? Mos bëni seks

Më: 23 janar 2017 Në ora: 07:40
Ilustrim

Të dëshpëruar për ilaç magjik që t’iu ndihmojë për të jetuar më gjatë, shumë njerëz në mënyrë fanatike i provojnë një mori gjerash të reja duke besuar se ato do t’iu japin jetë edhe 10 vite shtesë.

Por, tani shkencëtarët besojnë se e kanë gjetur formulën se si t’ia zgjasni jetën vetes – ama nuk do të jetë një zgjedhje e lehtë për shumë persona.

Duke iu shmangur marrëdhënieve seksuale do t’iu ndihmojë çiftëve që të jetojnë më gjatë, sipas një studimi.

Dhe ekspertët besojnë se kjo mund të shpjegojë se pse murgeshat – të cilat nuk kryejnë marrëdhënie seksuale – kanë tendencë për të jetuar më gjatë.

Hulumtuesit nga Universiteti i Shefildit kanë zbuluar se fluturat e krimbit jetojnë më gjatë nëse nuk kryejnë marrëdhënie.

Autori i këtij studimi, Michael Siv-Jothey, beson se ky princip mund të aplikohet edhe te njerëzit.

“Murgeshat kanë tendencë për të jetuar më gjatë se gratë që kanë fëmijë,” ka thënë ai.

“Pyetja është, pse? Fluturat të cilat çiftëzohen vdesin më shpejt se ato që nuk çiftëzohen,” ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat