Si e kalojnë fundjavën personat e suksesshëm

Life style

Si e kalojnë fundjavën personat e suksesshëm

Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:10
Ilustrim

39 vjeçari Spencer Rascoffi, bashkëthemeluesi dhe CEO i Hotwire dhe babai i tre fëmijëve,  në 7 vitet e fundit, gjatë gjithë kohës ka qënë i angazhuar në shtëpi dhe në punë. Por cila është një nga gjërat që Spencer refuzon të bëjë në fundjavë? “Unë kurrë nuk dua të shkoj në punë gjatë fundjavës”, thotë Spencer në një artikull të artikull Jacquelyn Smith publikuar nga revista Forbes.

“Fundjavat e mia janë një kohë e rëndësishme për t’u shkëputur nga puna e përditshme dhe një shans i mirë për të menduar në lidhje me kompaninë dhe industrinë time. Fundjavat janë një shans i madh për të reflektuar dhe për të qenë më meditues rreth çështjeve të mëdha”, shprehet ai.

Studimi i kryer nga Stanford gjeti që produktiviteti për orë bie ndjeshëm kur java kalon 50 orë dhe bie aq shumë kur kalon 55 orë sa nuk ka asnjë produktivitet për të punuar më.
Njerëzit që punojnë më shumë se 70 orë (ose më shumë) në javë bëjnë të njëjtën sasi pune si njerëzit të cilët punojnë 55 orë. Ato orë shtesë kanë humbur.

Njerëzit e suksesshëm e dinë rëndësinë e shpenzimit të fundjavës, drejt çlodhjes dhe aktiviteteve rigjeneruese. Lista e mëposhtme përmban 10 gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë për të gjetur ekuilibrin në fundjavë, si dhe për të ardhur i çlodhur të hënën në mëngjes.

1.Ngrihen në të njëjtin orar

Është joshëse të flesh shumë gjatë fundjavës për të rikuperuar orët e gjumit. Edhe pse ndjeheni mirë përkohësisht, të pasurit e një kohë të parregullt të zgjimit shqetëson ritmin biologjik tuajin.
Ciklet e trupit përmes një përgatitje të fazave të gjumit, futet një nga linjat e fazimit në mënyrë që ju të zgjoheni e çlodhur dhe e freskët.
Një nga këto faza përfshin përgatitjen që mendja juaj të jetë e zgjuar dhe vigjilent, prandaj kjo është arsyeja se pse njerëzit zgjohen para orës së tyre të alarmit. Kur ju flini më vonë se koha juaj sistematike në fundjavë, në fund të ditës ndjeheni të lodhur.
Me fillimin e javës, të hënën, ju bën më pak produktiv për shkak se truri juaj nuk është ende i gatshëm, për t’u zgjuar në kohën tuaj të rregullt. Nëse ju keni nevojë për gjumë, thjesht shkoni më herët në shtrat.

2. Dizajnojnë mëngjesin si ‘koha ime”

Mund të jetë e vështirë të gjeni kohë për veten tuaj në fundjavë, veçanërisht në qoftë së ju keni familje.
Gjetja e mënyrave për t’u angazhuar në aktivitete në mëngjes, si gjë e parë, mund të luaj një rol të madh në gjetjen e kënaqësisë dhe kthjellimit të mendjes.
Është e rëndësishme të kapni ritmin biologjik duke u çuar në të njëjtën kohë çdo ditë. Mendja arrin perfomancën e saj më të lartë 2-4 orët e para pas zgjimit, prandaj zgjimi më herët dhe bërja e aktiviteteve fizike ju ndihmon së tepërmi.

3. Mendojnë për aventurat e vogla

Blini bileta për një koncert ose luani, ose rezervoni për ndonjë hotel të ri, që sapo është hapur në qendër të qytetit.
Provoni diçka që ju nuk e keni bërë më parë ose ndoshta diçka që ju nuk e keni bërë në një kohë të gjatë.
Studimet tregojnë se duke planifikoni më parë diçka të mirë për të bërë, është një pjesë e rëndësishme e asaj që e bën aktivitetin më të pëlqyeshëm.
Duke ditur se ju keni për të planifikuar diçka interesante të shtunën, do të përmirësojë gjendjen tuaj shpirtërore gjatë gjithë javës.

4. Ndjekin një pasion

Ju mund të befasoheni se çfarë ndodh kur ju ndiqni pasionet tuaja në fundjavë. Plotësimi i pasioneve tuaja është një mënyrë mjaft e mirë për t’i shpëtuar stresit dhe për të hapur mendjen tuaj drejt mënyrave të reja të të menduarit.
Gjëra të tilla si duke luajtur muzikë, lexim apo shkrimi i librave, pikturim, apo edhe duke luajtur me fëmijët tuaj mund t’ju ndihmojnë në mënyra të ndryshme të stimulimit të të menduarit që mund të korrin suksese të mëdha gjatë javës që vjen.

5. “Shkëputen”

Shkëputja është strategjia më e rëndësishme në listën e fundjavës, pasi nëse nuk e gjeni mënyrën për t’u shkëputur elektronikisht nga e premtja pasdite deri të hënën në mëngjes, atëherë ju nuk e keni lënë me të vërtetë punën.
Duke e mundësuar veten 24 orë në punë, ju ekspozon drejt një stresi konstant e cila ju ndalon të “rikarikoheni”.
Nëse duhet t’ju përgjigjeni e-maileve, bëjeni këtë të shtunën në darkë, pasi vini fëmijët në gjumë. Skedulimi i angazhimeve të vogla të kohës, do t’iu ulë stresin pa sakrifikuar kohën tuaj.

6. Minimizojnë rutinën e përditshme

Rutina ka një sjellje të çuditshme gjatë fundjavës. Kur kjo ndodh, ju humbisni mundësinë për t’u çlodhur dhe reflektuar.
E keqja është se kur mësohesh me këtë rutinë edhe gjatë fundjavës, e vendosni veten në punë 7 ditore.
Nëse doni të shkëputeni nga kjo rutinë, mundohuni të mbyllni punët tuaja gjatë ditëve të punës, dhe nëse nuk i mbyllni dot, mbyllini ato gjatë fundjavës tjetër.

7. Stërviten

Nuk keni kohë të stërviteni gjatë javës? Keni 48 orë ta bëni gjatë fundjavës.
Lëvizja e trupit tuaj edhe për 10 minuta, çliron energji në trup dhe mendje, duke pakësuar stresin, gjithashtu ju ndihmon në çlirimin e mendimeve të reja.
Njerëzit e suksesshëm e dinë se aktivitetet në natyrë sjellin kreativitet.

8. Reflektojnë

Reflektimi javor është një vegël e fuqishme për përmirësim. Përdorni fundjavën për të reflektuar mbi aktivitetet e punës suaj.
Pa pasur shpërqendrimin e të hënës deri në të premten, reflektimi në fundjavë ju hap një botë të re ndriçimi, duke ju sjell efiçencë dhe efikasitet në punën tuaj.

9. Kalojnë kohë në familje.

Kalimi i kohës në familje gjatë fundjavës, është esenciale dhe ju mundëson të relaksoheni. Gjeni kohën ta kaloni fundjavën me familjen tuaj.
Mos e lini rutinën e punës t’ju zërë këtë kohë të kalimit të qetësisë pranë të dashurve tuaj. Merrni fëmijët dhe nxirrini në park apo lodra.
Çojeni gruan tuaj në një nga lokalet e saj të preferuar, si dhe vizitoni prindërit. Do të jeni të lumtur ta bëni këtë.

10. Përgatiten për javën që vjen

Fundjava është një kohë e mirë për të kaluar disa momente planifikimi për javën që vjen. Edhe 30 minuta planifikim mund t’ju sjell përfitim në produktivitet dhe të reduktojë stresin.

Fundjava duket shumë më e mundshme për planifikim se çdo ditë tjetër, kjo pasi kur filloni punën, ajo çfarë ju duhet është thjesht ta përmbushni atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat