Ky ushtrim i thjesht djegë më shumë kalori sesa 30 minuta vrapim

Life style

Ky ushtrim i thjesht djegë më shumë kalori sesa 30 minuta vrapim

Më: 26 janar 2017 Në ora: 14:54
Ilustrim

Nëse dëshironi ta rregulloni vijën e trupit, ta përmirësoni fitnesin kardiovaskular dhe të digjni kalori, nuk është nevoja të djerseni me orë të tëra në palestër apo të shpenzoni para të majme në paisje për të ushtruar në shtëpi.

Krejt çfarë ju duhet për t’i arritur këto rezultate, është një litar kërcimi.

Po pra – litari i kërcimit nuk është vetëm për fëmijët, sepse është dëshmuar se sjell përfitime të shumta shëndetësore dhe është ushtrim i mahnitshëm.

Studime të shumta sugjerojnë se 10 minuta duke kërcyer me litar janë sikurse 30 minuta vrapim sa i përket përmirësimit kardiovaskular dhe djegies së kalorive.

Kërcimi në litar djegë përafërsisht 330 kalori, përderisa vrapimi djegë 270 kalori.

Më e mira e këtij ushtrimi është se nuk kërkon hapësirë, e as para. Pra, këtë ushtrim mund ta kryeni kudo dhe në çfarëdo kohe – as moti i keq nuk është arsyetim për t’iu shmangur këtij ushtrimi.

Kërcimi në litar i fut në funksion disa grupe njëherit, siç janë këmbët, duart, shpina, muskujt e barkut dhe shpatullat.

Vlen të ceket se kërcimi në litar e përmirëson edhe koordinimin, balancimin dinamik dhe reflekset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat