Gabimet më të shpeshta që femrat bëjnë me lapsin e zi të syve

Life style

Gabimet më të shpeshta që femrat bëjnë me lapsin e zi të syve

Më: 31 janar 2017 Në ora: 21:25
Ilustrim

Lapsi apo peneli i zi krijojnë iluzionin e syve të mëdhenj edhe nëse nuk janë të tillë. Mund të duket e lehtë, po jo më kot njerëzit që merren me grim quhen artistë.

Një lëvizje e vetme e gabuar mund të rezultojë fatale. Peneli duhet t’u japë formë syve dhe të krijojnë idenë e syve të hapur e me shkëlqim,por nëse ngjyra e zezë aplikohet gabim, sytë do të marrin një pamje të lodhur. Më poshtë do të lexoni gabimet më të shpeshta që bëjnë femrat kur lyejnë sytë dhe disa teknika grimi nga profesionistët.

Zgjidhni gjithnjë një laps apo penel kremoz apo penel likuid, pasi është më i lehtë për t’u përhapur.

Qëndroni ulur apo në këmbë përpara një pasqyre. Të dyja duart duhet të jenë në veprim dhe nuk mund të lyheni nëse me një dorë mbani pasqyrën e me tjetrën lapsin.

Nëse e keni të vështirë të bëni një vijë perfekte, mund të bëni disa pika përgjatë kapakut të syrit e më pas t’i bashkoni. E lehtë si në klasë të parë.

Asnjëherë mos lyeni pjesën e poshtme të syrit me ngjyrë të zezë. Në këtë zonë aplikoni ngjyrë të bardhë për t’i dhënë shikimit tuaj më shumë shkëlqim.

Jepini prekjen finale grimit të syve, duke aplikuar një rimel nga rrënjët e qerpikëve deri tek majat. Përsëriteni këtë veprim disa herë derisa qerpikët të jenë zgjatur disa milimetra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat