Pastrojeni hekurin nga shtresat e gurzëve dhe pluhurit: Nuk do të besoni se sa ndyrësirë ka në të!

Life style

Pastrojeni hekurin nga shtresat e gurzëve dhe pluhurit: Nuk do të besoni se sa ndyrësirë ka në të!

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 09:43
Ilustrim

ër 10 minuta, sa zgjat i tërë procesi i pastrimit, do të shihni dallim të madh.

Me kohë, në çdo hekur shfaqen shtresat e gurzëve, pluhurit dhe qimeve të rrobave të cilat kapen për shkak të nxehtësisë.

Për shkak të kësaj, hekuri juaj më nuk do të mund të ngrohet dhe të hekurosë si më parë.

Për ta zgjidhur këtë problem, po ju tregojmë një truk të thjeshtë!

E gjitha që ju duhet janë dy shkoptha të drunjtë (bën edhe shkoptha të skarës), një enë e madhësisë sa hekuri, e cila është rezistente ndaj nxehtësisë dhe pak limontoz.

Vloni 200 ml ujë dhe në të treteni një lugë të vogël limontoz.

Image

Vendosni shkopthat ashtu që të jenë mbi fundin e enës 1-2 cm, varësisht nga madhësia e enës, pastaj në ta mbështeteni hekurin e ndezur.

Kini kujdes që pjesët gomës dhe pjesët elektrike të hekurit, si p.sh, kablloja, të mos bien në kontakt me ujin, por që vetëm pllaka e hekurit të prekë ujin.

Lëreni që hekuri të qëndrojë në ujë 5-10 minuta dhe pastaj pastrojeni me leckë dhe lëreni të thahet.

Do të shihni dallim drastik!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat