Këto janë rastet kur babai i thotë fëmijës: Mos i thuaj mamit

Life style

Këto janë rastet kur babai i thotë fëmijës: Mos i thuaj mamit

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 20:27
Ilustrim

Shumë prej jush mund t’ju ketë ndodhur që babai t’ju ketë kërkuar të ruani një sekret të vogël, sidomos të mos ia thoni atë nënës suaj. Në fëmijëri, baballarët zakonisht nuk duan që mami ta marrë vesh që ju keni ngrënë akullore dhe në këtë moment ndiheni shumë i rëndësishëm dhe vendosni ta ruani me dinjitet të plotë këtë sekret të vogël. Disa baballarë kanë rrëfyer rastet se kur u kanë thënë vogëlushëve të tyre fjalinë: Mos i thuaj mamit për këtë!

“Zakonisht ne e lajmë djalin tonë 8 muajsh në magjet e vogla por një ditë unë vendosa të tentoja një tjetër mënyrë. E lava në vaskë dhe pashë që ai po e pëlqente shumë. Sigurisht që bashkëshortja ime nuk ishte në shtëpi. Shpesh herë kur jemi në shtëpi  e marr mbi shpatullat e mia apo e hedh disa herë në ajër dhe e pres në duar. Ajo s’ka përse ta dijë këtë sepse ne nuk do t’i themi mamit”,-Tom.

“Kisha vendosur t’u bëja një surprizë fëmijëve të mi duke u ndërtuar një shtëpi –pemë në pyll, pranë banesës sonë. Kishim shkuar të tre që ta shihnim këtë surprizë dhe unë vendosa të provoja se sa arrinte të mbante dyshemeja. Duket se nuk e kisha parashikuar mirë pasi ra jo vetëm shtëpia, por edhe unë bashkë me të. Fëmijët që më shihnin nga larg qeshën pafund edhe pse për dy javë rresht unë u përpoqa t’i fshihja gërvishtjet nga bashkëshortja ime. Edhe pas 20 vitesh qeshim me këtë histori dhe ime shoqe ende nuk e di arsyen”,- Marc.

“Pranverën e kaluar i çova dy djemtë e mi në një ndeshje bejsbolli në stadiumin “Yankee”. Gjatë kohës që po prisnim të futeshim në stadium i kisha djemtë në të dy krahët e mi. Një moment më vonë kur zgjatem t’i kap dorën njërit, ai nuk ishte më aty. Pyetja djalin tjetër dhe ai nuk e kishte parë të vëllain. Pas disa kërkimeve e gjeta por duhet të them se u ndjeva tmerrësisht i frikësuar. Sigurisht u kërkova që këtë gjë ta mbanim mes nesh dhe të mos ia thoshim mamin në shtëpi.  Fillimisht ranë dakord, por u duk shumë emocionuese që ta ndanin edhe me bashkëshorten time këtë situatë. Po, ne patëm një zënkë të vogël atë natë”,- Jess.

“Më duhej të kujdesesha për djalin tim 3-vjeçar por kisha nevojë dhe për një dush të shpejtë. Kështu që e lashë të luante me disa lodra në dysheme. Fatkeqësisht ai më kishte parë sesi vendoset tapa e lavamanit  dhe kishte vendosur të bënte të njëjtën gjë, duke hapur dhe ujin. M’u desh pak kohë sa të kuptoja se nga vinte gjithë ai ujë në tualet që kishte qëndruar i hapur për 3 minuta.  I thashë djalit tim: Mos i thuaj mamit për këtë!

 Rregullova gjithçka, e ndërrova, lava tualetin pra mbulova gjithë gjurmët. Por gjëja e parë që ai i tha nënës së tij kur ajo hapi derën e shtëpisë ishte: Mami, unë bëra një ujëvarë në lavaman”,- Brad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat