Vajza ja pse gjoksi i vogël është më i mirë se i madhi

Life style

Vajza ja pse gjoksi i vogël është më i mirë se i madhi

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 18:15
Ilustrim

Gjoksi është një prej pjesëve më të bukura të trupit të femrës. Por kur vjen puna te madhësia, shijet janë të ndryshme: disa mendojnë se më i bukur është një gjoks i madh, ndërsa të tjerët ngulin këmbë në të kundërtën.

Disa studime amerikane kanë analizuar madhësinë e gjoksit dhe lidhjet e tij me shëndetin dhe stilin e jetës. Sipas tyre, më mirë është të kesh një gjoks të vogël sesa të madh dhe këto janë arsyet:

Mund të flesh barkas pa asnjë problem.

Me pak stërvitje në palestër, problemin e rënies së gjoksit nuk do ta kesh kurrë.

Gjatë vrapimit apo ushtrimeve gjimnastikore nuk do të kesh asnjë “incident”.

Gjoksi i vogël të jep mundësinë të mbash trupin drejt.

Nuk ke sikletin e zgjedhjes së reçipetave nëpër dyqane të brendshmesh.

Studimet kanë treguar se femrat me gjoks të vogël kanë më pak mundësi për t’u prekur nga tumori i gjirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat