Pesë përdorime të llakut të flokëve që nuk i keni ditur

Life style

Pesë përdorime të llakut të flokëve që nuk i keni ditur

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 07:58
Foto ilustruese

Llak: tri shkronja, një fjalë, njëmijë kuptime dhe përdorime. Mund të themi që është një nga gjërat më të vlefshme që ka shpikur njeriu. Një nga produktet që nuk mungon asnjëherë në shtëpi, sidomos në kuletën e bukurisë.

E pëlqen dhe e preferon, por çfarë do të ndodhë tani që do të mësosh edhe përdorimet e saj të tjera që do të të hyjnë në rutinën e përditshme?

Fillojmë:

Flokë të elektrizuara: është gjëja më e keqe që mund t’iu ndodhë flokëve. Ndaj nëse dëshiron ta ndryshosh këtë moment të keq të flokëve veprimi që duhet të bësh është shumë i thjeshtë: para se t’i krehësh flokët hidh në krëher llak dhe më pas vazhdo procedurën.

Për getat: është një nga gjërat më të këqija që mund t’i ndodhe një femre. Por llaku është sërish pranë teje për të të shpetuar. Bëji getat me llak para se t’i veshësh nuk ka për të ikur asnjë pont.

Njollat e bojës: sa herë të ka rastisur të bëhesh pis me bojën e një stilolapsië Boja është një nga njollat më të këqija, pas buzëkuqit. Por nëse e bën me llak dhe e lë për 10 minuta dhe më pas e fshin me një copë të pastër atëherë njolla do të largohet menjëherë.

Vetullat në vend: Nëse fijet e vetullave janë të pabindura atëherë sigurisht që zgjidhja është sërish llaku. E vetmja gjë që duhet të bësh është të hedhësh pak llak në furçën e vetullave dhe me të të krehësh vetullën me drejtim për lart, si zakonisht.

Mban këmbën në vend: Po të shpjegojmë menjëherë për çfarë bëhet fjalë. Kur ble këpucë të reja dhe të shket këmba në rastet kur janë pak më të mëdha atëherë hidh llak në pjesën e pasme për të qëndruar këmba në një vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat