Faktorët që i bëjnë njerëzit të lumtur… Nuk janë paratë

Life style

Faktorët që i bëjnë njerëzit të lumtur… Nuk janë paratë

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 09:56
ilustrim

Shëndeti i mirë mendor dhe të pasurit partner i bën njerëzit më të lumtur sesa dyfishimi i të ardhurave të tyre.

Në studimin që ka kryer “London School of Economics”, 200 mijë njerëz janë pyetur për faktorët që ndikojnë në mirëqenien e tyre.

Vuajtja nga depresioni ose ankthi i godet më së shumti njerëzit, ndërsa marrëdhënia me një grua/burrë i lumturon ata.

Bashkautori i raportit, Richar Layard, tha se gjetjet tregojnë se shteti duhet të luajë rol të ri në lumturinë e qytetarëve, duke u fokusuar më shumë në “krijimin e mirëqenies” sesa “krijimin e pasurisë”.

“Gjetjet tregojnë se gjërat që ndikojnë lumturinë dhe vuajtjen tonë janë marrëdhëniet shoqërore dhe shëndeti mendor e fizik”, tha Layard. Studimi është bazuar në disa anketa ndërkombëtare nga e gjithë bota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat