9 truke psikologjike për të qenë personi më simpatik në botë

Life style

9 truke psikologjike për të qenë personi më simpatik në botë

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 22:38
Ilustrim

Jeff Haden, një nga njerëzit më me ndikim dhe të njohur në LinkedIn dhe autor i pothuajse 30 bizneseve dhe librave të komunikimit, shpjegon se si disa njerëz munden lehtë të fitojnë besimin e të gjithëve dhe krijojnë një imazh pozitiv për veten e tyre.

Bright Side ju fton në misterin e zbulimit të nëntë karakteristikave që e bëjnë një person shumë simpatik.

Nuk frikësohen nga humbja

Njerëzit simpatik nuk përpiqen të fitojnë në çdo gjë. Përkundrazi, qëllimi i tyre është që të japin sa më tepër, pa pritur asgjë në këmbim. Për ta, nuk është e vështirë të pranojnë gabimet e tyre, dështimet, apo të flasin për dobësitë e tyre. Dhe kjo është diçka që jo të gjithë mund ta bëjnë.

Ata tregojnë se janë sinqerisht të kënaqur kur ju takojnë                                                            

Mbajtja e kontaktit me sy është me të vërtetë e rëndësishme në një bisedë, dhe njerëzit që kanë karizmën e dinë këtë me siguri. Ata buzëqeshin kur ju buzëqeshni. Ata rrudhin vetullat ose tundin kokën kur e bëni edhe ju. Ata nuk përpiqen vetëm të përsëritin çdo shprehje tuajën. Ata koncentrohen në atë që thuani dhe të dëgjojnë me kujdes, duke i kushtuar vëmendje të gjitha emocioneve tuaja dhe fjalëve.

Ato kërkojnë mirëkuptim të ndërsjellë

Shumica e njerëzve në mënyrë të pandërgjegjshme paraqesin kontradikta dhe mosmarrëveshje, të cilat mund të çojnë më shumë në debat se sa në një bisedë. Njerëzit simpatik dhe karizmatik gjithmonë kërkojnë bazë të përbashkët me të gjithë.

Ata përdorin fuqinë e të prekurit

Prekja është një mjet i fuqishëm që i ndihmon njerëzit të kuptojnë emocionet më mirë. Në një eksperiment, shkencëtarët u përpoqën t’i shprehin 12 emocionet duke prekur bashkëbiseduesit e tyre pa fjalë. Ajo doli se në 50-83% të rasteve këto emocione janë shprehur në mënyrë korrekte.

Prandaj, kur doni të përgëzoni dikë, thjeshtë mendoni si ta bëni atë më së miri. T’i shtrëngoni duart apo t’i rrahni shpatullat dikujt – kjo varet nga situata.

Ata janë të mirë në përdorimin e shprehjeve të fytyrës dhe gjesteve

Njerëzit e pëlqyeshëm shprehin emocionet e tyre tepër mirë dhe me saktësi. Ata mund ta kthejnë edhe historinë më të mërzitshme në një bisedë vërtetë interesante. Me gjestikulacione dhe shprehje fytyre (kur është e përshtatshme), ata shprehin disponimin e tregimit të tyre. Dhe kjo ndihmon vërtetë në ndezjen e interesit të bashkëbiseduesit të tyre.

Ata nuk frikësohen të bëhen budalla

Çuditërisht, njerëzit i respektojnë ato edhe më shumë për shkak të kësaj.

Kur jeni i gatshëm të tregoni dobësitë tuaja dhe nuk keni turp se po dukeni i trashë, njerëzit nuk ju përqeshin. Ata qeshin me ju. Sepse të gjithë e kuptojnë se e gjithë kjo është në rregull.

Ata janë të mirë në pyetje

Njerëzit simpatik shumë lehtë mund të ju bëjnë që të flisni për veten tuaj. Ata nuk hezitojnë të bëjnë pyetje dhe të janë të hapur të flasin për veten e tyre si e mirë. Këta njerëz vërtetë duan të dinë se çfarë jeni duke menduar, dhe kjo i bën ata të besueshëm.

Sapo keni gjetur diçka për personin e veçantë, thjesht i shtroni më shumë pyetje në lidhje me të dhe i flisni diçka të ngjashme në lidhje me veten tuaj.

Ata gjithmonë mbajnë mend emrat

Njerëzit karizmatik gjithmonë i kujtojnë emrat dhe gjërat tjera të vogla shumë saktë. Fakti se dikush përmendë emrin tuaj, kur ju e keni njohur njëri-tjetrin vetëm për një kohë të shkurtër, ose jeni takuar vetëm një herë ju bën të ndjeheni më të rëndësishëm në bisedë.

Ata dëgjojnë më shumë dhe flasin pak

Shumica e njerëzve nuk mund t’i dëgjojnë të gjitha. Gjithkush dëshiron të ndajë opinionin e tij. Kjo është gjithashtu një ndjenjë e bukur kur ju jeni duke treguar një histori dhe vëreni se të gjithë po ju dëgjojnë me kujdes dhe emocionalisht reagojnë ndaj fjalëve tuaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat