Si të pastrohen pajisjet teknike dhe pjesët e tyre?

Life style

Si të pastrohen pajisjet teknike dhe pjesët e tyre?

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 14:13
Ilustrim

Pastrimi pranveror nuk ka të bëjë vetëm me pastrimin e shtëpisë, do të ishte mrekullueshëm nëse do t’i pastronit edhe pajisjet teknike që i përdorni tërë kohën.

Kërkime të ndryshme kanë konstatuar se posaçërisht në kompjuterin, celularin, telekomandën dhe në pajisjet e tjera që i shfrytëzoni gjatë përditshmërisë, fshehin më tepër bakterie se sa gjithçka tjetër në shtëpi. Para se t`ju këshillojmë se pse duhen pastruar, le të ndjekim disa këshilla se si duhet pastruar ato.

Si për fillim pajisjen çkyçeni nga korrenti ose largojini bateritë, kurrë mos harroni të mos përdorni agjente të forta e posaçërisht jo ato që përmbajnë amoniak. Faculetat për dezinfektim t’i përdorni vetëm për testaturë dhe telekomandë, dhe përfundimisht, mos hidhni agjent për pastrim direkt në pajisje por gjithmonë përdorni leckë pambuku.

Ekranet e  televizorëve

Ekranet e televozorëve, sidomos ato me të rejat (TV plazma, LCD), kanë një shtresë mbrojtëse e cila lehtë mund të shkatërrohet nga preparatet e zakonshme kimike. Mënyra më e mirë për pastrimin e tyre është të përdorni një leckë të zakonshme të thatë mikrofibër. Nëse keni njolla të mëdha, në dyqane që janë të specializuara në shitjen e pajisjeve elektronike, mund të gjeni preparate të lëngshme për heqjen e llojeve të ndryshme të njollave nga ekrani televiziv.

Tabletët, kompjuterët dhe laptopët

Ekranet lehtë mund të pastrohen me një pambuk të thatë apo leckë mikrofibër. Nëse pluhuri mbetet në vend, në leckë aplikoni disa pika të ujit të vluar (me ujë të zakonshëm mund të dëmtohet ekrani).

Tastjera

Tastjera (midis butonave) mbledh shumë pluhur, flokë dhe mbeturinat e ushqimit. Mënyra më ideale do të ishte të pasurit e një kompresori të ajrit (në qoftë se ju nuk keni një kompresor në shtëpi, në çdo pikë karburanti do të jenë të lumtur për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit). Mund të përdorni një tharëse flokësh, por duke e kthyer atë për të lëshuar ajër të ftohtë. Butonat thjeshtë përshkoni me një leckë të lyer në alkool.

Miu

Miu është një terren vërtetë i përshtatshëm për bakteriet. Në qoftë se ju përdorni një mi të zakonshëm, këshilla jonë është të hiqni topin dhe ta pastroni mirë me një leckë të thatë. Pjesën tjetër të miut përshkoni me një leckë të lagur. Në qoftë se përdorni një mouse optik, është e mjaftueshme që të përshkosh atë me një leckë të thatë.

Kufjet

Në “jack” të kufjeve grumbullohet yndyra e veshëve tanë. Prandaj ata duhet të pastrohen rregullisht dhe të mirëmbahen. Kufjet e mëdha do të jenë më lehtë për ti pastruar me lecka pambuku, të zhytura në ujë të përzier me një pastrues enësh. Pjesën që futet në vesh pastroje me shtupë pambuku të pastër (apo shtupë pambuku të zhytur në alkool).

Telefoni celular

Në qoftë se ka nevojë ndonjë pajisje për pastrim të rregullt dhe të plotë, ajo sigurisht është telefoni juaj celular. Ekranin fshijeni me një leckë të lagur ose pastrojeni me dezinfektues të projektuar posaçërisht për pastrimin e telefonave celularë (mund të blihen në të gjitha dyqanet që shesin telefona celularë). Ju nevoitet shtupë pambuku për të fshirë papastërtitë nga vrimat e vogla në telefon.

Telekomanda

Ashtu si telefonat, telekomandat duhet të pastrohen rregullisht. Ato janë të lehta për tu pastruar me një leckë të lagur. Përdorni një kruese dhëmbësh të mbështjellur me pambuk për të pastruar zonën në mes të butonave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat