Mësoni sekretin e kuptimit më të shpeshtë të luleve, të cilat i marrin dhuratë femrat për Ditën e të Dashuruarve

Life style

Mësoni sekretin e kuptimit më të shpeshtë të luleve, të cilat i marrin dhuratë femrat për Ditën e të Dashuruarve

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 20:46
Ilustrim

Pa marrë parasysh se a planifikoni t’i dhuroni dikujt lule, apo mbase prisni t’i merrni dhuratë, do të duhej të dinit kuptimin e kësaj dhurate aromatike, gjë që me siguri do t’ju ndihmojë me rastin e zgjedhjes, aq më parë në prag të Ditës së të Dashuruarve.

Dikush shprehet për dashurinë, e dikush tjetër mendon më shumë për miqësinë, e në këtë mënyrë teksa vitet ikin me festime sa herë e më origjinale, ajo që mbetet është gjithmonë emocioni, që festa e Shën Valentinit përcjell me aq lehtësi.

Në fund të fundit, është dashuria ajo që festohet.

Ekziston një “gjuhë e luleve”, sipas së cilës, llojet e ndryshme të luleve kanë kuptime specifike dhe simbolika të ndryshme, duke përfshirë edhe ngjyrën dhe dorën, në të cilën e mbajmë buqetën për t’i shprehur emocionet tona.

Në kohën e tyre, viktorianët shkuan aq larg sa krijuan fjalorin me kuptimet që shprehin lulet që njihet si floriografi. Mënyra më e dashur për t’i shprehur emocionet për ta ishte në formë të një buqete të vogël me lule.

Disa nga kuptimet e luleve më të njohura:

• Trëndafilat e kuq: dashuri, pasion
• Trëndafilat rozë: miqësi
• Trëndafilat e bardhë: je e denjë për mua
• Trëndafilat e verdhë: falje dhe pajtim
• Trëndafilat ngjyrë pjeshke: të qëndrojmë bashkë
• Margarita: pafajësi, besueshmëri
• Gladiolat: sinqeritet
• Zambakët: besim, urtësi
• Orkidetë: madhështi
• Luledielli: devotshmëri

Lulet që nuk duhen dhuruar për Shën Valentin

Çdo lule simbolizon diçka, prandaj tregohuni të kujdesshëm me lulet që sot do t’i dhuroni personit që keni në krah.

Lulet e verdha. Janë të bukura dhe të freskëta, por ato janë simbol i tradhtisë.

Lulet me konotacion negativ. Ka disa lule që i lidhim me ngjarje jo shumë të këndshme.

Krizantemat janë të bukura, por përdoren me tepër për një mort sesa për ditën e Shën Valentinit.

Lulet agresive. Lulet me gjemba për shembull duhen shmangur këtë ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat