Horoskopi, 14 shkurt 2017

Life style

Horoskopi, 14 shkurt 2017

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 07:52
Ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4

Gjatë ditës së sotme do t’ju duhet të gjeni ekuilibrin e artë midis arsyes dhe ndjenjës. Beqarët bëjnë mirë që t’i shfrytëzojnë takimet. Financat do jenë të ekuilibruara.

Demi 21/4 - 21/5

Çdo gjë në kohën e saj, kjo duhet të jetë motoja juaj ditën e sotme për ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Beqarët duhet të presin kohën e përshtatshme për të hedhur hapa drejt të ardhmes.

Binjakët 22/5 - 21/6

Mbani në nivele të larta humorin tuaj, sepse sot do të keni vërtet nevojë ju që jeni në një lidhje. Beqarët nuk duhet të mbyllen në vetvete. Financat do jenë të mira falë ndihmës së Plutonit.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Sot po arrini drejt finishit të një projekti vërtet të rëndësishëm për ju të dashuruarit. Beqarët do kenë një ditë të mirë në dashuri. Financat do i mbani nën kontroll.

Luani 23/7 - 21/8

Sot do të jetë e rëndësishme të mos lëndoni askënd, por një fjalë e thënë pa u menduar do t’i shkaktojë shumë mërzi partnerit/ es suaj. Në planin financiar situata nuk do jetë e qëndrueshme.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Është momenti të rishikoni në detaje hapat e marrë në fusha të ndryshme të jetës. Beqarët nuk do jenë me shumë fat në dashuri. Financat do vijnë duke u përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.

Peshorja 24/9 - 23/10

Sot duhet të gëzoheni edhe për gjërat e vogla. Beqarët duhet ta lënë veten më të lirë. Financat do jenë të mira, gjithsesi vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet.

Akrepi 24/10 - 22/11

Nëse nuk ndjeheni mirë me veten sot, nuk duhet të merrni përsipër përgjegjësi, që mbase në të ardhmen do t’ju kthehen kundër. Më në fund ata do takojnë personin e ëndrrave. Financat do t’i mbanin nën kontroll.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Partneri/ja që ka besim tek ju, sot do t’ju kërkojë mbështetje për një çështje të caktuar, mos hezitoni t’ia ofroni. Në planin financiar priten probleme serioze, kujdes me shpenzimet.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Sot mund t’ju dalin vështirësi që nuk i kishit menduar me parë. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme. Edhe në planin financiar fati nuk do jetë në anën tuaj.

Ujori 21/1 - 19/2

Do të krijoni eksperienca të reja dhe fitimprurëse në fusha që ju nuk i kishit menduar aspak. Beqarët do bënin mirë të mos hidhni asnjë hap pa u menduar mirë.

Peshqit 20/2 - 20/3

I keni zbuluar ndjenjat tuaja partnerit/es dhe nuk po e kuptoni keni bërë mirë apo keq, duke parë situatat që po ndodhin rreth jush. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit. - See more at: http://www.shekulli.com.al/p.php?id=582829&horoskopi-14-shkurt-2017#sthash.0BufgE5f.dpuf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat