Çfarë mësova nga partneri më i keq që kam pasur ndonjëherë!

Life style

Çfarë mësova nga partneri më i keq që kam pasur ndonjëherë!

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 13:21
Ilustrim

Të gjithë jemi sprovuar ndoshta me një të tillë ndonjëherë gjatë jetës. Pra, çfarë ju ka mësuar ai?

Më poshtë po ju paraqesim disa nga përvojat dhe historitë e femrave që kanë pasur me partnerët më të këqinj që mund të ekzistojnë ndonjëherë. Mund të nxirrni mësime shumë të vlefshme dhe këshilla për të mos iu nënshtruar një lidhjeje katastrofike.

Kam mësuar se….Një partner i mirë dëshiron që ju të përparoni në suksesin tuaj.

Unë gjithnjë kam ëndërruar të jem një aktore komediane dhe isha e angazhuar në një klub komedianësh ku u njoftova edhe me menaxherin tim, Paul. Pas ca kohësh miqësie ne filluam të dilnim me nëjri-tjetrin dhe filluam lidhjen. Sa më shumë që unë kisha sukses në karrierën time, aq më shumë kjo i pengonte atij duke më kritikuar dhe si përfundim duke flirtuar me femra tjera. Unë pyësja veten çfarë nëse do fokusohesha më pak në karrierën time dhe t’i kushtoj më shumë rëndësi partnerit, a thua gjërat do të ishin pastaj në rregull apo jo?! Por si duket, gjërat veçmë u panë, dhe unë nuk isha e lumtur sepse privohesha nga diçka që e kam ëndërruar tërë jetën. Andaj një mëngjes, vendosa të ndahem nga ai. Edhe pse ishte një i dashur i tmerrshëm, ai sërish më mësoi diçka shumë të rëndësishme, që nënkupton se çdo mashkull që më ndalon të përjetoj ëndërrat e mia nuk është i duhuri për mua.- Natalie, 26

Kam mësuar se…Mënyra si mashkulli e trajton nënën e tij, ka shumë rëndësi.

Unë kam qenë në lidhje me një avokat që kishte një marrëdhëni me shumë temperament ndaj nënës së tij. Ai ishte shumë i rreptë ndaj saj, e fyente rregullisht dhe gjithnjë përfundonin duke argumentuar për gjëra që çonin drejt konflikteve. Unë gjithnjë kam tentuar ta qetësoj situatën duke i dhënë sugjerime si të merr situatën në duar e të qetësohet, por ai bëhej edhe më i dhunshëm kundrejt meje, saqë njëherë hodhi në dysheme gjithçka kishte në qese dhe më detyroi ta pastroja. Unë më në fund kuptova se familja ksihte shumë ndikim, dhe nëse ai nuk di të sillet me to, çfarë ka që nuk më keqtrajton edhe mua?!! – Anna,31

Kam mësuar se…Kërkojmë dashurinë që mendojmë se e meritojmë.

Kam takuar një mashkull shumë të fuqishëm, i cili stërvitej rregullisht, kishte trup të formuar dhe kujdesej për veten me anë të ushqimit të veçantë. Ai ishte një ‘macho’ burrë, i frigoheshin të gjithë dhe nuk i pritonte zënkave. Unë isha e re aso kohe, 22 vjeçare dhe pranova të martohesha me të, por më pas mënjëherë refuzova. Ai finte me bashkëpunëtoren e tij dhe e kishte veten në qef. Kur mësoi për ndarjen, ai më detyroi të pranoja ofertën e martesës përndryshe do të vetëvritej, duke e drejtuar armën kah vetja. Unë lajmërova mënjëherë policinë dhe ai kurrë nuk është vetëvra dhe unë, fatmirësisht jam liruar nga kjo lidhje e rrezikshme. Mos bëni zgjedhje duke u fokusuar në gjëra jo të rëndësishme, keni kujdes se çfarë tipi të mashkullit dëshironi sepse ndonjëherë kërkesat e gabuara na çojnë në humnerë. -Lizzie, 35

Kam mësuar se…Një mashkull gjithmonë do të ju tregojë se kush është ai. E tëra që duhet të bëni është ta dëgjoni.

Gjatë takimit të parë, e pyeta Alan se çfarë do të thonin ish të dashurat e tua në lidhje me ty? Ai m’u përgjigj se do të thonin që ishte një person shumë i keq. Unë nuk e besoja në fillim, por pas një kohë së bashku, ai humbi interesin për mua dhe nuk kishte fare respekt dhe përkushtim në lidhjen tonë. Një herë isha shumë e sëmurë dhe u detyrova të shtrihem në spital, kisha shumë nevojë për të, e kam lajmëruar disa herë të më qëndrojë pranë, por ai kurrë nuk u bë i gjallë. Nuk më ka kthyer as sms-at, as thirjet dhe u detyrova të kaloj natën vetëm e mërzitur. Pas disa ditësh ai u lajmërua, por ishte vonë. Unë në momentet kur ksiha nevojë, ai kurrë nuk ishte aty. Problemi nuk ishte te ai, pasi më ka treguar qysh në fillim të lidhjes, por unë u mashtrova dhe i besova, andaj edhe pësova.. – Jennifer, 34

Kam mësuar se….Jeta juaj e dashurisë nuk duhet të jetë një projekt.

Jam takuar me një mashkull, që ishte më i vjetër se unë dhe ishte gabimi më i madh i jetës sime. Unë kisha nevojë për vëmendje dhe përksuhtin, ndërsa ai nuk më ofronte asgje. Ai strukej tërë ditën në punët e tij akademike, dhe kohën e lirë që e ksihte më lodhte vazhdimisht më folur për projektet e tij të realziuara dhe ato që ishin në vazhdimësi. Unë nuk merrja asgjë nga ai përveç lodhjes dhe punës së tij individuale. Ishte një egoist i paparë dhe jam shumë e lumtur që jam ndarë nga kjo lidhje e mërzitshme dhe patetike. – Kate, 25.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat