Me balsamin e buzëve mund të zgjidhni edhe disa probleme tjera bukurie

Life style

Me balsamin e buzëve mund të zgjidhni edhe disa probleme tjera bukurie

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 13:27
Ilustrim

Në këto ditë të ftohta dimri, balsami i buzëve na gjendet gjithmonë para duarve tona, si mbrojtje nga ajri i ftohtë, por edhe si një produkt kozmetik i domosdoshëm. Megjithatë, përveç përdorimit për buzë të plasaritura, balsami i buzëve mund të zgjidh edhe disa probleme tjera bukurie. Ja se çfarë!

1. Kundër çarjes së thonjve

Nëse zona rreth thonjve të duarve është e çarë apo e dëmtuar, gjë që nuk është fare e pazakontë në dimër, thjeshtë aplikoni balsam për buzë. Ky do të hidratojë dhe zbusë lëkurën e fortë përreth thonjve.

2. Kundër flokëve të elektrizuara

Flokët mund ti krihni më lehtë nëse aplikoni pak balsam buzësh në gishtërinjtë si dhe të largoni elektricitetin e flokëve.

3. Si xhel për vetullat

Vetulla do të duken më të formësuara dhe më të krehura nëse aplikoni pak balsam për buzë.

4. Për një pamje të freskët

Nëse lëkurës suaj i mungon shkëlqimi, në zonën rreth faqeve aplikoni pak balsam për buzë që ti japë fytyrës suaj shkëlqimin e nevojshëm.

5. Si pastrues i grimit

Nëse keni nevojë të hiqni maskarën apo lajnerin, aplikoni pak balsam në peceta pambuku dhe përdoreni si mjet për heqjen e kozmetikës. Megjithatë, keni kujdes me balsamet që kanë përbërje menteje, pasi mund të ju djegin sytë!

6. Si krem për zonën e syve

Nëse keni mbetur pa kremin e preferuar anti-plakje, mund të përdorni balsamin rreth qarqeve të errëta poshtë syve dhe të largoni ndjesinë e lodhjes.

7. Lëkurë e thatë përreth hundës

Gjatë të ftohtit, nëse keni veçanërisht hundë të thatë dhe irrituese, padyshim që balsami i buzëve do të ju ndihmojë shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat