Kjo mësuese iu dha nxënësve një detyrë e cila iu mbeti në kujtesë gjithmonë

Life style

Kjo mësuese iu dha nxënësve një detyrë e cila iu mbeti në kujtesë gjithmonë

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 11:14
Ilustrim

Ky shkrim frymëzues u publikua për herë të parë në revistën “Reader’s Digest” para disa vitesh. Aty flitej për një mësuese e cila për dallim nga të tjerët arriti që me një detyrë t’i bënte nxënësit të kenë më shumë besim në veten.

Sot do të ndajmë me ju këtë mësim jetësor shumë frymëzues i cili do t’ju prekë të gjithëve.

Një ditë, një mësuese e matematikës nga Minnesota përgatiti për nxënësit e saj një detyrë shumë interesante. Ajo i angazhoi ata që të shkruanin në një letër emrat e krejt nxënësve të klasës e pastaj të shkruajnë për secilin prej tyre gjërat e mira të cilat i karakterizojnë ata. Në fund të orës mësimore, secili student e dorëzoi listën e tij. Ishte ditë e premte, andaj mësuesja e shfrytëzoi vikendin e saj për t’i nxjerrë rezultatet. Ajo i shkruajti emrat e secilit student në fleta të pastra dhe ua bashkëngjiti të gjitha gjërat e mira që kolegët kishin shkruar për ta. Të hënën që erdhi ajo ua dorëzoi nxënësve listën me krejt të mirat e tyre.

Fëmijët ishin aq të entuziazmuar sa që klasa u mbush me pëshpërimat e tyre “A është shkruar për mua kjo letër?”; “Nuk e dija që dikush më donte aq shumë”; …

Ata nuk i diskutuan rezultatet me mësuesen, por ajo tashmë e dinte se e kishte arritur qëllimin e saj dhe se nxënësit tani kishin besim në veten e tyre.

Disa vite më vonë, njëri nga ata nxënës, Mark Eklud, u vra në Vietnam. Varrimi u bë në Minnesota, kështu që shumica e shokëve të klasës dhe mësuesja morën pjesë në varrimin e tij. Pas ceremonisë mortore, babai i këtij fëmije trim iu afrua mësuese dhe i tha “Dua të të tregoj diçka”. Këtë e gjetëm te gjërat e birit tim, më saktësisht në kuletën e tij”. “A e dini se çfarë është?“ Ai ia dorëzoi mësueses një copë letër. Ishte lista e gjërave të mira të Markut të cilat ia kishin shkruar shokët e tij para shumë vitesh.

“Falemnderit shumë për këtë që ke bërë”, tha nëna e Markut. “Biri ynë e ruajti këtë letër si një thesar”.

Dhe pastaj, një gjë e papritur ndodhi. Shokët e klasës së Markut filluan t’i nxjerrin një nga një listat e tyre. Shumica e tyre i kishin mbajtur me vete gjithmonë në kuletë. Disa nga ta madje i kishin vendosur nëpër albume të fotove. Njëri prej tyre tha “Mendoj se të gjithë i kemi ruajtur ato lista, sepse si mund të hudhet një gjë aq e vlefshme?”, shkruan Bright Side.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat