Emrat e fëmijëve sipas shenjave të horoskopit

Life style

Emrat e fëmijëve sipas shenjave të horoskopit

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 17:32
Ilustrim

Të gjithë kërkojnë një emër të veçantë që në një farë mënyre plotëson një dëshirë të tyren. Zgjedhja bëhet në mënyra të ndryshme. Dikush plotëson dëshirën e të afërmve, dikush zgjedh një emër shqiptar, një tjetër do një emër modern, universal.

Emrat e fëmijëve sot po bëhen gjithnjë e më shumë modernë. Nuk ka më fëmijë që marrin emrin e gjyshit apo të gjyshes. Edhe në të tilla raste, emri deformohet pak sa për t’i dhënë një ngjyresë moderne. Sot fëmijët i kanë emrat si dhuratë e ndonjë filmi, telenovele, seriali.

Ka nga ata që i kërkojnë emrat e fëmijëve të tyre edhe në portalet sociale. Sipas intv, nëse jeni në kërkim të një emri të veçantë dhe me kuptim shikoni listën e emrave të mëposhtëm sipas zodiakut.

Dashi: Gaia ose Dax

Janë fëmijë të destinuar për të qenë të pavarur dhe krijues. Kanë besim tek aftësitë e tyre dhe askush nuk i ndal dot. Zgjidhni një emër që është unik.

Demi: Uejv, Uendi ose Brian

Fëmijë të qetë dhe praktikë. E dinë se çfarë u pëlqen dhe si mund ta marrin atë.

Binjakët: Rene ose Stiv

Binjakët janë të zgjuar dhe këmbëngulës, por ata gjithashtu kanë një prirje për të folur shumë dhe pa kuptim. Kërkoni për një emër që është i gjallë.

Gaforrja: Fleur ose River

Janë natyrë e ndjeshme, por fëmijë vizionarë. Shohin qartë të ardhmen e tyre kur të tjerët shin tubullt dhe të tashmen.

Luani: Danielle ose Feniks

Përgatituni që fëmija juaj të jetë i ashpër, besnikë dhe do të mbrojë gjërat e tij më fortë se çdo gjë tjetër. Ju duhet një emër që reflekton pasionin e tyre dhe shpirtin e zjarrtë.

Virgjëresha: Penelop ose Arthur

Po mbani në duart tuaja një prijës të lindur. Vajzat janë të prirura drejt perfeksionit dhe djemtë do të shohin çdo gjë me syrin kritikues.

Peshorja: Harmony ose Paxton

Peshoret janë njerëz të qetë që kanë qef të jetojnë në harmoni.

Akrepi: Rose apo Kajli

Fëmijët akrep kanë lindur me një intuit shumë të fortë dhe aftësitë e tyre janë befasuse. Duhet të gjeni një emër ekzotik 

Shigjetari: Sidni ose Austin

Janë aventurierë, optimist, të lumtur dhe të sigurtë në vetvete. Zgjidhni një emër shteti apo qyteti (nga vendet tuaja të preferuara) për të ushqyer shpirtin e tyre aventurierë.

Bricjapi: Rosa ose Abi

Ata janë ambicioze, punëtor dhe nuk heqin dorë nga ëndrrat e tyre. Zgjidhni një emër që do e dëgjojë e gjithë bota…

Ujori: Sofi ose Damian

Ujorët kanë lindur kureshtarë të vërtetë dhe janë gjithnjë në kërkim të historive, njerëzve dhe vendeve të reja. Janë guximtarë, dhe aventurier !Ju duhet një emër që një njeri mendimtarë nuk thellohet.

Peshqit: Grace ose Boi

Peshqit janë artistë të lindur. Ataa janë gjithashtu mendjehapur dhe shumë të ndjeshme ndaj të tjerëve (duke përfshirë edhe vëllezërit e motrat). Zgjidhni një emër që reflekton fleksibilitet dhe mirësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat