Nëse martoheni në këtë moshë, jeni të destinuar të divorcoheni

Life style

Nëse martoheni në këtë moshë, jeni të destinuar të divorcoheni

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 18:09
Ilustrim

Njerëzit të cilët planifikojnë të martohen në moshë të re, pasi janë të sigurt se ata kanë gjetur partneren e duhur, na vjen keq t’iu themi, por shkenca është kundër jush.

Sociologu i Universitetit të Utah, Nicholas Wolfinger, mori të dhënat nga një studim i bërë nga viti 2006 deri në vitin 2010 dhe arriti në përfundimin se në qoftë se ju martoheni në moshën 20 vjeçare, ka 50% gjasa se do të divorcoheni.

Në qoftë se martoheni në moshën 25 vjeçare, dhe çdo vit pas kësaj moshe, reduktohet shansi për t’u divorcuar me 11%, dhe nëse martoheni në moshën 32 vjeçare, gjasat për t’u divorcuar janë vetëm 5% në vit. Sociologu thotë se nëse martoheni në moshë më të madhe, ju jeni të pjekur, dhe ka më pak gjasa të mashtroheni, apo edhe të tradhtoheni, sepse keni kaluar shumë situata në jetën tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat