Horoskopi, 18 shkurt 2017

Life style

Horoskopi, 18 shkurt 2017

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 07:45
Ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4

Edhe pse dita e sotme është mëse e zakonshme, për ju të dashuruarit do të shndërrohet në një ditë feste. Lajmi që do të merrni do t’ju gëzojë. Me shpenzimet tregohuni të matur.

Demi 21/4 - 21/5

Keni pranë vetes një person që ju do shumë dhe ju këshillon kur ju jeni në vështirësi. Sot është dita për ti qenë mirënjohës partnerit/es. Buxheti do jetë i qëndrueshëm në çdo moment.

Binjakët 22/5 - 21/6

Çdo gjë që ka të bëjë me shëndetin tuaj ose të familjarëve sot ju ka mërzitur disi. Beqarët do jenë më me fat se kurrë më parë. Financat do jenë të mira, do keni mbështetës Venusin.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Gjërat e vogla janë ato që do të bëjnë lumturinë tuaj sot. Partneri/ja është bashkudhëtari juaj në ëndrrën për të ardhme së bashku. Buxheti do ketë përmirësime te mëdha falë menaxhimit tuaj të mirë.

Luani 23/7 - 21/8

Ato që thuhen në momentin e gabuar mund të prekin njerëz që për ju janë vërtet të rëndësishëm. Beqarët do jenë sharmantë pafund. Financat do kenë disa probleme të vogla, por gjithçka do zgjidhet shpejt.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Do t’ju duhet të jeni mjaft të programuar sot ju që jeni në një marrëdhënia. Beqarët duhet të tregohen më të matur se kurrë, nuk duhet të ndërmarrin vendime të nxituara. Financat nuk do jenë të mira.

Peshorja 24/9 - 23/10

Një ditë e zhurmshme kjo e sotmja e karakterizuar nga humori dhe të qeshura pa fund. Beqarët do duan ta shfrytëzojnë në maksimum lirinë e tyre dhe as që do mendojnë të ndryshojnë statusin.

Akrepi 24/10 - 22/11

Ndjenjat, arti dhe kreativiteti janë ato që do t’ju shoqërojnë përgjatë gjithë ditës ju të dashuruarve. Beqarët do bëjnë mirë të mos nxitohen. Në planin financiar nuk duhet të shqetësoheni.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Sot po shpresoni të mos keni vizita të pa programuara, por do të ndodhe krejt e kundërta. Beqarët edhe pse do bëjnë gjithçka për të ndryshuar statusin, nuk do ja dalin dot mbanë.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Biznesi dhe marrëveshjet janë pika juaj e fortë sot. Beqarët duhet të tregohen edhe pak të duruar, sepse mundësi të mira do shfaqen në horizont. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë.

Ujori 21/1 - 19/2

Ditë e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Beqarët edhe pse do realizojnë takime pa fund, nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë.

Peshqit 20/2 - 20/3

Sot jeni aq komod sa nuk keni aspak dëshirë të reagoni apo të vendosni. Beqarët do argëtohen pa fund me shoqërinë dhe nuk do mendojnë fare për dashurin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat