Çfarë dasme do të keni sipas shenjës tuaj të horoskopit

Life style

Çfarë dasme do të keni sipas shenjës tuaj të horoskopit

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 23:35
Ilustrim

Kur vjen puna tek dasma, çdo njeri dëshiron të jetë i veçantë ne ditën më të bukur të jetës. Jeni një person që preferoni një ceremoni intime apo një festë gjigande me një listë të zgjatur? Ceremoni e ndriçuar dhe tone të theksuara apo diçka e lehtë dhe e këndshme? Fustan i fryrë princeshash apo i shkurtër pas trupi? Nuk ju duhet shumë për të menduar pasi më poshtë ju prezantojmë dasmën ideale sipas shenjës së horoskopit.

Dashi

Të lindurit e shenjës së Dashit janë persona shumë të ngazëllyer dhe këtë duan ta reflektojnë edhe në ditën e tyre të madhe. Edhe nëse dëshironi diçka përtej hapësirës (psh, tullumbacë në ajër), ose thjesht shndërrimin e dasmës në një muze arti, ju tërhiqeni nga modernia, ekperienca kreative, që do t’i bëjë të ftuarit të ndihen ndryshe. Jo çuditërisht ju do të tërhiqeni drejt ngjyrave të ngrohta, jo më kot jeni një shenjë zjarri.

Demi

Tradicional, preferoni klasiken dhe eleganten. Ushqimi dhe vera e mirë janë prioritet në listë. Edhe pse ju pëlqeni ambientin jashtë, mund ta gjeni veten duke shmangur të papriturat e motit dhe duke e mbajtur ceremoninë tuaj në një ambient brenda. Për t’i qëndruar besnikë dashurisë tuaj për natyren, ju do të kujdeseni të sillni detaje prej druri natyral, të miksuara me ngjyra, tekstura apo motive për të krijuar atmosferën e duhur.

Binjakët

Ata janë të parët për të festuar: dasma juaj do të jetë trendi më i fundit i festimit. Juve ju pëlqen një dasmë e madhe, sociale por jo e tejmbushur, që nënkupton që ju do të fokusoheni më shumë në gjetjen e një bande të mrekullueshme apo një DJ, një pistë kërcimi, por edhe një fotograf të mirë. Ju dashuroni ngjyrat e ndezura, detaje, e sigurisht kujdeseni për çdo gjë që do ta bëjë ditën duaj të madhe të këndshme dhe plot jetë.

Gaforrja

Njerëzit e lindur nën këtë shenjë, janë sentimentalë dhe me shije të rafinuar, që do të thotë që dasma juaj do të jetë një ceremoni intime me familjarë dhe miq të ngushtë, e cila do të mbahet në oborrin e prindërve apo në kishën që keni vizituar teksa rriteshit. Do të dëshironi shumë detaje nostalgjike, të cilat përcjellin një atmosferë klasike dhe romantike. Pëlqeni ngjyrat e zbehta të blusë, rozës dhe të bardhën për lulet dekorative.

Luani

Të lindurit e kësaj shenje shihen si “yjet” e zodiakut, por mos gaboni duke menduar se ata nuk duan një dasmë ‘glamour’. Ata duan vëmendjen, tërhiqen nga prekje dramatike mahnitëse e Hollywood-it të vjetër si dhe ngjyrat e thella. Luksi është fjala kyçe dhe çdo aspekt i dasmës do ta shprehë këtë: duke filluar nga pritja në një hotel historik, ose një teatër i vjetër deri tek lista e të ftuarve, duke përfunduar tek një menu e kuruar ushqimi.

Virgjëresha

Një perfeksionist si ju, do të dëshirojë një dasmë të planifikuar deri në detajet më të vogla. Ndërkohë që ata duan më të mirën e të mirës, ata gjithashtu do të preferonin një event modest, të bukur, plot me detaje të një prekje elegante dhe personale. Një vend i mrekullueshëm, mund të jetë një hotel i thjeshtë apo një foto fantastike, duke dhuruar në këtë mënyrë një dasmë perfekte për një nuse virgjëreshe.

Peshorja

Për të lindurit në shenjën e peshores, dasma duhet të jetë patjetër një romancë e vërtetë përrallash. Zbukurime të mëdha tavoline dhe ngjyrat pastel nuk mungojnë në dasmën e tyre, të cilat janë gjithnjë të zbukuruara nga lule të freskëta dhe drita qirinjsh. Pritja duhet të bëhet në një vend të ndriçuar dhe romantik. Provoni të organizoni dasmën tuaj në një shtëpizë të vogël druri ose organizojeni në një tendë të bardhë buzë detit.

Akrepi

Dasma e një akrepi do të jetë paksa dramatike, me detaje joshëse, ngjyra të pasura dhe gjithashtu një perëndim dielli nga ata që mbahen mend gjatë. Ju do të tërhiqeni nga çdo gjë që do t’ju përcaktojë pa qenë shumë klishe. Duke filluar që nga vera dhe lista juaj e të ftuarve, çdo gjë do të shprehë një fjali të qartë të jetës tuaj martesore. Sepse një akrep e di se çfarë do, sidomos tek detajet e vogla, e deri tek imazhet fotografike.

Shigjetari

Tip aventurier i cili dëshiron një dasmë në një ambient të jashtëm, plot me ngjyra dhe detaje bohemiane. Nëse nuk keni zgjedhur një destinacion, ju do të zgjidhni të përfshini detaje inspiruese nga destinacionet tuaja të preferuara. Ju do të doni të keni të ftuar miq dhe familjarë, kështu që përfshini detaje komode, jo të vështira, pra një bar me pije të shumëllojshme dhe një DJ, ku të ftuarit mund të zgjedhin preferencat e tyre muzikore.

Bricjapi

Bricjapët duan një dasëm tradicionale, e cila përcjell një ndjesi elegante. Stili ‘vintage’, do të miksohet me prekje të sofistikuar për të përcaktuar karakterin e të lindurve nën këtë shenjë. Vendi ideal është një hotel luksoz, i vjetër, i dekoruar me ngjyra të qeta që gjithçka të jetë e mrekullueshme. Komoditeti është kryefjala juaj: këpucë dhe një fustan që të lëvizni dhe të kërceni lirshëm. Ngjyrat e freskëta dhe printet ‘cool’ do të jenë kudo.

Ujori

Ujori është një shpirt i lirë, prandaj ju do të jeni shumë larg dasmës tradicionale që kanë imagjinuar të tjerët. Nga veshja e cila mund të varioje në një ‘jumpsuit’, çdo ngjyrë tjetër përveç të bardhës, një kurorë bizhuteri, për ta bërë dasmën sa më unike. Çfarëdolloj gjëje që të zgjidhni, nga pritja speciale, menuja e papritur, lulet ekzotike dhe stili ‘vintage’, janë disa elementë që do të bëjnë që kjo ditë speciale të jetë tërësisht e juaja.

Peshqit

E lindura e shenjës së peshqve është një nuse romantike dhe sentimentale e cila do të bëjë një dasmë që i ngjan një filmi. Një dasëm intime është e rëndësishme për Peshqit, ndërkohë që ju doni një ambient empatik për të ftuarit. Një fustan i gjatë dhe lule të freskëta nuk duhet të mungojnë, edhe fotografitë për të zgjatur kujtimet përgjithmonë. Vendi ideal i ceremonisë: një kishë e vjetër, sepse ju dashuroni aspektin romatik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat